Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi qytetarë të lagjes së re në qytet me të cilët bashkëbisedoi mbi projektin e saj për të gjerlbëruar lagjet e qytetit.
Duma tha se çdo lagje do të ketë gjelbërim dhe parqe të vegjël, stola dhe kënde sportive për fëmijët.
Kandidatja u shpreh se do të pastrohen kanalet brenda 6 muajve për të shmangur përmbytjet.
“Do fillojmë me standardin; gjelbërim në çdo kuartallë menjëherë. Kanalin e ujërave të larta, brenda 6 muajve do ta pastrojmë dhe do ta ristabilizojmë se ai nuk është dëm vetëm për ju por është dëm për gjithë përmbytjet e qytetit, megjithëse ai zotëria thotë që për dy orë stabilizohet situata”, tha Duma.









