• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duma ngatërron detyrat, i drejtohet Vlahutin: Çfarë do të bënit ju…

by A R
25/04/2018 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amabasadorja e BE Romana Vlahutin ishte sot në Komisionin e Integrimit ku dorëzoi zyrtarisht progres-raportin e KE në të cilin jepej rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave.

Pas fjalës së Vlahutin, deputetët bënë pyetje për ambasadoren lidhur me hapat e mëtejshëm. Deputetja e PD Grida Duma e pyeti se çfarë do të përdorin për të bindur vendet anëtare, duke ngatërruar kështu detyrat.

Ndërkohë Vlahutin i kujtoi se kjo nuk është detyrë e komisionit pasi pyetja e drejtuar nuk mund të jetë për një diplomate që nuk ka për detyrë të lobojë.

“Unë nuk besoj në lobim, unë mendoj se lobimi është i mbivlerësuar. Unë besoj në cilësinë e rezultateve dhe nuk është puna e komisionit që të shkojë vërdallë dhe të bindë të tjerët”, u shpreh Vlahutin, duke theksuar se kanë rëndësi rezulatet.

Pyetje-përgjigje:

Duma: Ne jemi perballë momentit kur Këshilli Vendos dhe vendet anëtare. Franca,Hollanda Gjermania kanë skepticizmin e tyre për krimin e mosndëshkueshmërinë.

Çdo të përdornit ju për të bindur vendet anëtare? A janë këto argumenta motivimi apo jemi në lobimin në nivelin vend për vend për një axhendë rajonale më shumë sesa shqiptare?

Dhe e dyta, ju keni dijeni për diskutime në grupin negociator që do të zhvillojë procesin?

Sa e parashkoni ju si ambasadore, zgjatjen e negociatave? 10, 12 apo 13 vite?

Vlahutin: Unë nuk besoj në lobim, ai është mbivlerësuar sepse duhen rezultatet. Komisioni u shpreh për atë që iu kërkua të bëjë.

Komisioni tha qartë se Shqipëria ka arritur në atë fazë ku ka kapacitetet.

Fakti që ka shumë sfida janë mirëshkruar në raport gjithashtu. Eshtë me rëndësi kur shpjegojmë gjërat, se Shqipëria nuk po bëhet anëtare e BE.

Hapja e negociatave është mbingarkesë e madhe e vendit që vendi të përftojë më shumë element e mbështetje nga Komisioni.

E kam thënë shumë herë, ndryshimi nuk do të vijë ditën kur do të bëhet anëtare. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ju shpresoj do të jeni me shëndet të plotë për të parë këtë.

Sa kohë do të duhet për Shqpërinë të negociojë? Nuk e di, kjo varet nga Shqipëria.

Ka momente që janë në favor të Shqipërisë në raport me vendet e tjera në rajon. Nuk ka problem etnike, strukturore, apo detare dhe në këtë kuptim shqipëria do të jetë e shpejtë sepse do të jetë me një zë të qartë kur bëhet fjalë për këto sfida.

Por do të varet nga aftësia e administratës dhe momenti politik qeverisës për të marrë vendime të vështira.

Për grupin negociator nuk kam informacion sepse nuk është cështje për Komisionin. I përket Ministrisë së Evropës dhe të jashtme.

Megjithatë, negociatat nuk bëhen me delegacionin, por me Brukselin. Kështu selia do të jetë në shërbim të ekspertëve./a.m.

Next Post
Macron hidhet në strofullën e luanit, për të rritur profilin e tij për drejtimin e Europës

Macron hidhet në strofullën e luanit, për të rritur profilin e tij për drejtimin e Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In