• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duma: Kemi bërë shumë sakrifica këto kohë, mos përjashtojmë asnjë kontribuues nga PD

by Java News
26/09/2019 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grida Duma, nga Partia Demokratike, ishte e ftuar mëngjesin e së enjtes në “Dita Jonë” tek A2 CNN. Teksa foli për situatën aktuale politike në vend, ajo theksoi se tashmë ndërkombëtarët e kanë legjitimuar djegien e mandateve nga opozita.

Grida Duma u pyet edhe për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha, por tha se nuk mund të ndodhë.

Më tej, Duma theksoi se jemi pranë momentit për garën elektorale, teksa foli edhe për reformën zgjedhore dhe tryezën e zhvilluar një ditë më parë.

Djegia e mandateve u legjitimua nga ndërkombëtarët

“Pjesa konstruktive nuk duhet t’i mungojë opozitës. Ne kemi dalë nga sistemi për të ndërtuar sistemin. Shkon në kohezion me atë që kemi thënë. Të gjithë ne duam të shtrojmë rrugët e zgjidhjet.

Ndërkombëtarët duhet të kuptonin shkaqet kryesore pse ne dogjëm mandatet. Çështja ishte përgjegjësia politike që merrnim ne me atë vendim dhe sot unë mendoj se ky hap i parë është legjitimuar si një kauzë e drejtë. Kjo u shfaq haptazi në raportin e OSBE/ODIHR dhe në 9 kushtet e Bundestagut.

Sa i përket ndërgjegjësimit të palës ndërkombëtare, ne ja kemi arritur. Jemi në një tryezë. Nuk është e mundur sot që Kodi Zgjedhor. Ne na mungon konkurrenca në të gjitha sferat e jetës.

E vetmja gjë që ne nuk theksojmë mjaftueshëm pas reformës zgjedhore, është ndëshkueshmëria. Nëse nuk jemi një shembull ndëshkueshmëria ndaj krimit elektoral, ne nuk arrijmë asgjë”.

Reforma zgjedhore të garantohet nga ndërkombëtarët

“Jam për një opozitë të fortë, një politik agresive. Ne vijmë pas disa muajsh proteste, rritje të demonstrimit, padyshim shkuam edhe më idenë që në 30 qershor nuk do të kishte çmenduri të tillë. Votimi me 20 e ca përqind të shqiptarëve e deklasoi veten.

Ne kemi ardhur këtu me protesta që ka pasur sakrificë njerëzish. Këta njerëz që kanë protestuar deri sot, nuk mundet të mendojnë se kanë sakrifikuar vetëm për të shkruar disa dokumente.

Nëse atëherë e kam thënë që trajektorja e protestës duhet të ketë trajektoren e alternativës, sot e them se pjesa e parë e dialogut për reformën zgjedhore duhet të vijojë me garanci absolute të ndërkombëtarëve.

Këtu ne duhet të kërkojmë më shumë vëmendje. Kjo nuk është çështje ligji, por vullneti politik”.

Marrëveshje Rama-Basha?

“Është një nëse që duhet përjashtuar apriori. Nuk mund të ndodhë dhe s’duhet të ndodhë. Nga ana e tij, kryetari i PD e ka bërë të ditur se nuk ka një marrëveshje të tillë.

Një marrëveshje e tillë fundi i Bashës? Unë mendoj se figurat politike, sido të kenë momentumin me vështirësinë e vetë, me arritjen e vetë, nëse janë qenie politike, dinë të qëndrojnë në politikë dhe të ndërtojnë fitoren e vetë.

Jemi këtu për të bërë dy gjëra në këtë moment. Padyshim të rikonstruktojmë sistemin sepse kemi luftuar, nuk kemi thënë për të ardhur këtu për të marrë pushtetin.

Për këtë ju them se na ndan shumë pak kohë nga momenti kur ne do të jemi në garën elektorale. Vërtetë po e ndërtojmë mundësinë dhe mundësinë do të rikthejmë në realitet”.

Zgjedhje para 2021-shit?

“Do të duhet të kishte domosdoshmërisht. Kjo nuk është shqetësuese të rrish dy vite jashtë Parlamentit. Unë nuk kam parë momentum më mediokër se parlamenti i atyre muajve”.

Opozita në Parlament nuk përfaqëson votën e shqiptarëve

“Shumica e deputetëve të opozitës brenda parlamentit janë individ që nuk janë të votuar. Ne flasim këtu për votën e lirë. Këta janë pjesa që nuk përfaqëson votën e shqiptarëve, por rekomandimin e partisë. Nga ana tjetër, vendimmarrja e tyre për të qëndruar është e pagjykushme.

Duhet të kemi parasysh kush është problemi më i madh në këtë moment dhe problemi më i madh në këtë moment është defaktorizimi i të gjithë shoqërisë dhe vetëm faktorizimi i parave të zeza. Gjithçka tjetër është çuarja e parave në 5 duar. Shqiptarët nuk kanë problem tjetër përveçse, sigurisë, mirëqenies dhe dy të drejta.

Rudina Hajdari është një individ që vjen nga një familje me një kontribut të gjatë në PD dhe unë kam thënë se cilido që vjen nga kushte të tilla, ndoshta do të dijë se çfarë të bëjë për të riparuar disa elementë. Nuk e kam parë asnjëherë ta bëjë këtë. Cilido që merr një vendim merr përgjegjësinë e vendimit.

Për mua, në një parti të caktuar, element themelor është luajaliteti. Ne, si parti e madhe, duhet të sigurojmë votën edhe për ata njerëz që duhet të gjykohen apo jo. Për tej kësaj gjëje përgjegjësia është individuale”.

/l.m

Next Post
“Shpërblim për zjarrfikësit, qëndruan 72 orë pagjumë pas tërmeteve dhe reshjeve”, mesazhi i Veliajt

“Shpërblim për zjarrfikësit, qëndruan 72 orë pagjumë pas tërmeteve dhe reshjeve”, mesazhi i Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte një makinë

Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte një makinë

February 10, 2026
Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

February 10, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës!

February 10, 2026
“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

February 10, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Duke u përgjëruar në kilometrin e fundit si Stalini i opozitës

February 10, 2026
Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In