Kandidatja e Partisë Demoraktike për Durrësin, Grida Duma, duket se po pëson një humbje të paparashikuar në Durrës. Ajo ka humbur edhe në lagjen e saj në Durrës, ku Dako ka marrë 210 vota ndërsa Duma vetëm 110. Të tillë humbje pësoi edhe PD në lagjen e Bashës.
Në fakt, kandidati socialist Vangjush Dako, kishte parashikuar një fitore me 12 mijë vota ndaj Dumas, e mesa duket kjo po ndodh.