Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e lagjes 18 për cilësinë e jetës dhe shërbimeve bashkiake.
Ajo u shpreh se do të trefishojë pastërtinë për qytetin, rrisë gjelbërimin dhe ndriçojë qytetin.
“Do të trefishojmë shërbimin e pastërtisë për qytetin. Hapësirat mes pallateve të gjithë të gjerbërta, të gjitha me stota dhe me një park minimalist. Të gjithë rrugët e ndriçuara dhe ky është premtim prej nëne sepse në errësirë ka krim”, tha Duma.
Kandidatja e djathtë u shpreh se qyteti do u kthehet interesave të qytetarëve dhe nuk do të jetë më peng i disave.
“Qyteti duhet të pushojë së qënuri peng i disave sepse qyteti është i qindra mijërave. Jemi kthyer të fortë e do marrim bashkinë e Durrësit. Do tregojmë se sa të fortë janë të mirët”








