• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dule: Ramën e ka kapur sindroma e arrogancës

by
28/04/2015 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule nuk kursen në kritikat ndaj lidershpit të Partisë Socialiste pas vendimit për të dalë i vetëm në zgjedhjet e 21 qershorit. Në një intervistë për gazetarin Enkel Demi në emisionin “Shih Programin” Dule tregoi arsyet se përse koalicioni me Ramën nuk funksionoi.

Kreu i PBDNJ thotë se koalicioni i PS tashmë funksionon si zyrë për ndarjen e posteve dhe jo si bashkim vlerash, siç ndodhte në kohën kur PS drejtohej nga Fatos Nano.

Dule tha se në koalicionin e PS nuk ka më diskutime dhe flitet vetëm me gjuhën e liderit. Sipas tij, kreun e koalicionit e ka kapur “sindroma e ofezës” dhe arroganca ndaj mendimit ndryshe.

Intervista e plotë:

Përse koalicioni juaj me PS-nëpas zgjedhjeve nuk funksionoi?

Duhet pranuar se kemi një mungesë tradite të bashkepunimit në koalicionet. Flas nga përvoja. Nuk e kemi traditën pozitive të sintezës së alternativave. Koalicionet funksionojnë si një zyrë burimesh njerëzore, ndarjesh postesh, por jo si një zyre ndarje vlerash dhe normash, përjashto një periudhë kur PS-ja drejtohej nga z. Nano. Dikur kishte diskutime edhe për një term që do të përdorej në një komunikim me mediat, ndërsa sot kjo fatkeqësisht nuk ndodh, flitet vetëm me gjuhën e liderit. Dje gjeta një term që më pëlqeu shumë i lordit Ouen. Ai përdorte termin sindroma e ofezës. Tek libri “Sëmundjet e liderit politik”, sindromi më i rrezikshëm konsiderohet ofeza, arroganca ndaj mendimit ndryshe.

Pas jush janë ankuar të gjithë aleatët, por fjala vjen Paskal Milo e gjeti fjalën. Ju çfarë kërkuat ju që nuk e gjetët?

Ne nuk e gjetëm atë çfarë kërkuam, sepse nuk na puqeshim programet. Ne nuk kërkuam asgjë të veçantë. Ne kërkuam që të mbështesnim PS-në dhe LSI-në dhe ata të na mbështesnin ne në komunitetet ku ne jemi më të vlefshëm. Sepse duhet ta kenë të qartë të gjithë, nuk është vetëm programi, janë dhe kandidatët. Partia jonë, PBDNJ ka përshembull 15% te strukturave nga bashkia e Dropullit, ndaj kush më mirë mund të kandidonte atje? Por çfarë ndodhi?! Nuk pati as komunikimin më elementar që PBDNJ-së t’i lihej kjo hapësirë. Tëashtuquajturat zonat e lira, duket sikur të bëjnë nder, por nuk është ashtu. Ne kërkuam që në disa zona të caktuara të kandidonin përfaqësuesit tonë, por megjitheëse kjo deri tani nuk ka ndodhur duhet ta them se ne vazhdojmë ende me strukturat tona të komunikojmë për disa zona.

Ka të bëjë koalicioni i PS-se me partinë e Shpëtim Idrizit PDIU në këtë vendim?

Dalja nga koalicionet janë vendime që nuk janë pa kosto. Ne në 2009 dolëm nga një koalicion ku ishim në qeveri. Për aq kohë sa pikëpamje të caktuara nuk bëhen pjesë e programit të përbashkët e koalicionit, siç është ai i integrimi, ne nuk jemi kundër asnjë force.

Keni parasysh PDIU-ne kur thoni këtë?  

Nuk iu referova asnje force, as politike, as rajonale, as fisnore. PBDNj është një parti e dimensionit human. Jemi të përfaqësuar në shumicën dërmuese të këshillave bashkiak në vend. Ne jemi një parti që përfaqësojmë të gjithë ato që gjejnë vetën në programin tonë. Kreu i këshillit bashkiak të Mirditës eshtë përfaqësues ynë. Veçse ne kemi një politikë më specifike ndaj minoriteteve.

Vangjel Dule nuk kursehet në kritikat ndaj lidershpit të Partisë Socialiste. Pasi ka vendosur të dalë i vetëm në zgjedhjet e 21 qershorit, Dule, në një intervistë për gazetarin Enkel Demi në emisionin “Shih Programin” tregoi arsyet se përse koalicioni me Ramën nuk funksionoi. Ai thotë se koalicioni i PS tashmë funksionon si zyrë për ndarjen e posteve dhe jo si bashkim vlerash, siç ndodhte në kohën kur PS drejtohej nga Fatos Nano. Dule thotë se në koalicionin e PS nuk ka më diskutime dhe flitet vetëm me gjuhën e liderit. Sipas tij, kreun e koalicionit e ka kapur “sindroma e ofezës” dhe arroganca ndaj mendimit ndryshe.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

 

Next Post

PD prezanton kandidatët e Gramshit, Cërrikut, Belshit dhe Peqinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In