Pas takimi me shefen e OSBE, Audrey Glover, kreu i PBDNJ ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka falenderuar institucionin në fjalë sai përket raportit për zgjedhjet e shkuara.
Në fjalën e tij, Dule tha se gjatë diskutimit është folur edhe për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Minoriteteve.
Vangjel Dule ka kërkuar që fletët e votimit në Shqipëri të jenë edhe në gjuhën amtare të minoriteteve, dhe më konkretisht në gjuhën greke.
Po sot, kreu i PBDNJ dikur aleat i Ramës, pritet të ketë një interpelancë në Kuvend sa i përket shembjes së kishës në Dhërmi.