Dukja përfshin politikën/Kryemadhi: Po bëjmë vetting te LSI!

Kryemadhi Ok

 

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, shprehet se LSI ka 8 muaj që ka kaluar në sit anëtarët e partisë dhe figura të tjera partiake.

Kryemadhi thekson se LSI-ja ka zhvilluar veting në strukturat e partisë edhe në vitet e zgjedhjeve më herët.

Fjala e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

Gjatë gjithë kësaj pune 8-mujore është bërë jo vetëm evidentimi i anëtarësisë së partisë, por edhe i shumë figurave të tjera, e shumë individëve, sidomos anëtarëve të rinj, të rinjve dhe të rejave që angazhohen pranë LSI-së.

Tashmë ne na duhet që të kryejmë një axhendë të saktë pune politike dhe angazhimi duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe duke përfunduar në Konventën Kombëtare që do të jetë me votimin ‘Një anëtar, një votë’ që do të jetë më 21 nëntor dhe më pas duke përfunduar me Konventën Kombëtare me përfaqësimin jo vetëm të listave të deputetëve, të cilët do të kalojnë në një proces vettingu, që është pjesë e gjithë atij procesi që për LSI-në nuk është hera e parë.

Sepse të gjithë po e dëgjojmë sikur po bëhet ndonjë qamet i madh, por LSI procesin e vettingut e ka bërë që në zgjedhjet e 2013-s dhe në zgjedhjet e 2015-s dhe për mbi 580 kandidatët që kanë qenë për  anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Kështu që është një proces që duhet ta përfundojmë dhe t’i japim hapësira të reja, të japim elementë të rinj, angazhime të reja.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com