• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duke kërcyer me Greta Koçin… Nard Ndoka: Deputetët janë bërë xhelozë

by Java News
02/09/2016 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nard Ndoka nuk ka vetëm sfidën e përballjes me vështirësitë e vallëzimit, në DWM, por edhe me komentuesit, kolegët, të njohurit, të cilët, jo të gjithë e kanë inkurajuar. Megjithatë, ai ka vendosur ta hedhë këtë hap tashmë, duke argumentuar pse dhe duke treguar si po ndihet me Greta Koçin.

ac02a707d2dae079ac49d76d375739ef

Pse vendoset të merrni pjesë në Dance With Me?

Së pari, nuk mund t’i thosha jo Vera Grabockës, personazhit që e vlerësoj dhe simpatizoj ndër vite për punën dhe misionin e saj profesional.

Së dyti, është spektakli më popullor dhe më i ndjekur nga publiku.

Së treti, ka një slogan nga tifozët ‘Kuq e Zi’: kush nuk kërcen nuk është shqiptar!

Është një pasion i vjetër vallëzimi?

Unë jam marrë me sport shumë vite, vallëzimi ka mbetur një pasion, që politika ma fshehu duke e bërë si ‘mollë të ndaluar’ për mua, nga komplekset, impenjimet dhe mentaliteti ynë jo fort i çliruar nga paragjykimet e rastit. Gjithsesi kërcimi është një art në vete, që do më mbeste në mendje si një ëndërr e parealizuar si duhet, në perfomancën më të mirë të mundshme, ashtu siç realizova sportin dhe politikën.

Si e kanë komentuar në rrethet politike, çfarë thanë në Parlament kolegët dhe si e keni motivuar pjesëmarrjen?

Komentet e para kanë mbërritur! Dikush thotë “pse e bëre?”, të tjerë “shumë mirë!”. Ca të tjerë “edhe këtë e bëre?!”  Pra, ka debate, mosbesim, kritika, ironi, por edhe xhelozi. Unë pata vetëm një përgjigje për ta: do t’ju emancipoj edhe ju, që mos t’ju vijë turp, që të kërceni kudo në ambiente të gëzuara.

Çfarë nënkuptonit me përgjigjen “Do t’ju emancipoj”?

Po shpesh politikanët janë të mbarsur me komplekse, kërkojnë të ruajnë profilin e një ‘supernjeriu’, që duhet të jetë i privuar të bëjë çdo gjë që bën një njeri i zakonshëm. Pra, emancipim në këtë rast është, se edhe ne jemi njerëz të zakonshëm dhe duhet të bëjmë çdo gjë njerëzore.

Bashkëshortja çfarë thotë për pjesëmarrjen?

Gjithmonë më ka kritikuar, se unë ngurroja të kërceja në ambiente publike dhe kur e merrja guximin nuk shkëlqeja shumë. Kur e diskutuam më tha që të kam thënë të kërcesh më mirë, por jo kaq shumë mirë, sa në Danc With Me! Kam mirëkuptimin e saj maksimal, por do më duhet punë pas spektaklit që të barazohemi..!

Me Gretën çdo gjë ok?

Greta është një gocë e jashtëzakonshme, e thjeshtë, e çiltër, shumë sportive, por për fatin tim edhe shumë profesioniste, çfarë po më lehtëson në lartësimin tim të shpejtë si konkurrent serioz në këtë garë.

Cila është partnerja më e mirë që keni vallëzuar?

E para bashkëshortja ime Kozeta, kam kërcyer shumë edhe me partnere të tjera, Linda Batista është një italo-baraziliane që ishte edhe në listë në Dance With Me. Alba Hoxha është balerina që unë po kërcej në prova, që mendoj do jemi bashkë edhe në spektakël, një balerinë super e talentuar, që të imponon disiplinë në vallëzim dhe të jep shumë profesionalizëm nga vetja.

Me Gretën po ecim shumë mirë, megjithëse në hapat e parë, por kemi filluar të mendojmë edhe për fundin, natën finale!/Class/

Next Post
“Më mirë të mos luajmë fare nëqoftëse nuk kemi objektiva”

"Më mirë të mos luajmë fare nëqoftëse nuk kemi objektiva"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In