• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duke e nisur nga vetja jonë

by Mira Kazhani
04/06/2020 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Kryeministri Edi Rama sot tha disa fjalë që qëndrojnë, madje do qëndronin më mirë sikur të ishte distancuar nga qëndrimi i kryepolicit Veliu një javë me parë, e megjithatë, çka thotë qëndron se është e vërteta jonë e madhe.

Një nga njerëzit më të sulmuar në vend, i bërë fije-fije, është edhe ai vetë. Ndoshta asnjë politikan nuk është sulmuar sa Edi Rama, por është kryeministër dhe nuk vazhdohet ky diskutim.

Ai ka të drejtë kur thotë se viktima është gjithnjë e më shumë shëtitëse ekranesh dhe historia gjithmonë përfundon në një show, fatkeqësisht! Por, nuk është vetëm media dhe rrjeti që ‘allure’ nga fenomeni i intervistës me viktimën.

Siç ishte  p.sh., edhe vizita-intervistë, një vit më parë, nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, në Kavajë, për ERTV, me gjyshin e 13-vjeçares që i bënë një video shokët e klasës. Nuk e di nëse sot djemtë janë në riedukim apo shëtitin rrugëve të qytetit.

Kush mund ta harrojë telenovelën e televizioneve kombëtare në vend me rastin e Xhisielës, që përplasi ashpër konkurrencën e prime time, etj., etj. S’ka fund teprimi në këtë lëmë. Gjithsekush ka lënë pas një shenjë.

Është e vërtetë që ka pasur një sulm ndaj ministres Besa Shahini. I kanë nxjerrë edhe fjalë jashtë kontekstit, por e vërteta është që Besa është ministre, gjykohet si një funksionare dhe këtu s’ka nevojë për mbrojtje. Reagoi vonë dhe përgjithshëm, por edhe po të kish reaguar herët dhe shkëlqyer, prapë do ta kishin sulmuar. Është në modën e krijuar në rrjet që të mos pranojmë asgjë të mirë dhe të vetëshpallemi opozitarë, se ashtu dukesh njeri me karakter.

Ka plot parazitë që i japin vetes një jetë imagjinare në rrjet dhe shkelin e thyejnë brinjë.

Edhe ne gazetarët nuk jemi specie të mbifuqishme, e gjejmë veten të sulmuar e akuzuar. Ndonjëherë as veten s’e kam njohur nga fjala e dalë binarësh nëpër komente, por jam gazetare dhe ky diskutim nuk vazhdon!

Të paktën kurrë s’e kam menduar që duhet të qahem e ankohem. Vuajtja është personale, s’ka pse të jetë profesionale.

Madje, edhe në ligj parashikohet një nen “trashje lëkure” ose durimi për figurat publike, që paramendohen të mbajnë ca komente e sulme më shumë për shkak të pozicionit publik.

Nuk më është dukur kurrë e drejtë, por ligji ka gjithmonë të drejtë! Ndaj, sot nuk është koha të gjejmë viktima përballë viktimës, të fajësojmë apo mbrojmë veten. Sot nuk duhet të bëjmë komente, por të mbështesim çdo nismë që do frenojë dhunën dhe abuzimin. Gjyqet s’duhet t’i fitojnë vetëm të përkëdhelurit e pushtetit, por edhe njeriu pa mbiemër, ai dobëti, ai anonimi.

Ndëshkimi vazhdon të jetë selektiv dhe këtu çedon gjysma e këtij dështimi. Jo vetëm në Shqipëri. Kudo, bota po lufton. Lëvizja Me Too në Amerikë të bën të mendosh se mizogjenia, abuzimi janë ne kapilarët e shoqërive më të civilizuara, merre me mend për ne të kësaj ane. Kjo nuk është lufta apo dështimi i Besës, kryeministrit, apo e familjarëve të viktimave. Është e të gjithëve.

Pastaj vijmë tek Revolucioni i Fjalës, që e lexova në Instagramin e Mirela Kumbaros, teksa i bënte një repost fjalës së koleges në ditë të vështirë, Besa Shahini. Gjest!

Fjala kurrë më shumë s ka qenë kaq e keqpërdorur, kaq vrasëse, e pa fre dhe e pafe.

Por ama nuk është dita të flasim për veten tonë se për nga sulmet jemi të gjithë një revolucion më vete dhe s’duhet të nisemi nga shembulli personal, por nga interesi shoqëror. Sot duhet të flasim për atë që na takon të bëjmë për ti dhënë zë e mbrojtje viktimave, dhe për të menduar për atë që nuk është ende viktimë.

Një shoqëri me shumicë të edukuar, të lirë që mban syrin dhe s’pyet për namin, është ajo që do i bëjë edhe sulmet më të durueshme. Pa e nisur nga vetja nuk bëhet!

Next Post
Kosova shkund Serbinë, taksa e re i shkakton 40 mln euro humbje në muaj

Serbia kërkon heqjen e taksës, 42 milionë euro mallra të shitura vetëm gjatë pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

January 26, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen

Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen

January 26, 2026
Arben Frroku drejt lirisë, Haga refuzon ekstradimin në Shqipëri

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Lamajt/ Pas vendimit të Strasburgut, GJK rihap gjykimin për Arben Frrokun! Seanca më…

January 26, 2026
“S’ma ndjen për mender liderat e partisë”, shpërthen Murrizi: Nëse nuk është pjesë e pazarit, PD-ja duhet ta ankimojë vendimin e KAS-it

“Kur humb zgjedhjet të kap ‘neni i Lulit’, kur mbledh rob të kap ‘neni i Mulit’”/ Takimet e Salianjit, Murrizi: Statusi i PD nuk parashikon përjashtim

January 26, 2026
Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

“Nesër hapet Dhoma e Tregtisë në Jerusalem!”/ Rama: Ftoj popullin hebre të vizitojë Shqipërinë

January 26, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Rama aty, Berisha aty, çfarë atëherë?!

January 26, 2026
Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

January 26, 2026
Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë! Do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë! Do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

January 26, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedonia e Veriut midis unitarizmit dhe demokracisë konsensuale

January 26, 2026
Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In