Dukagjini rikthehet sërish në qendër të vëmendjes dhe sërish si fshat rebel. Mbrëmjen e djeshme në një njoftim të policisë theksohet se gjatë paradites dy persona kanë qëlluar me armë ndaj efektivëve të FNSH-së për të penguar zhvillimin e operacionit në asgjësimin e parcelave të mbjella me hashash.
Sipas policisë dy personat që qëlluan mbi FNSH-në dhe efektivët e Shkodrës ishin pozicionuar në lartësi në disa shkëmbinj. Policia thekson se autorët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.
“Policia menjëherë është pozicionuar dhe iu është kundërpërgjigjur me armë. Dy personat nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë por janë larguar në mal. Policia ka shkuar në vend duke asgjësuar parcelat me bimë narkotike dhe në përfundim të veprimeve janë kthyer në Shkodër. Personat që kanë qëlluar mbi policinë ditën e sotme janë te identifikuar në rrugë policore dhe po punohet për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.









