• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka thirrje qeverisë: Hidhni sytë nga Bujqësia, është në kolaps

by A R
07/05/2022 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Agreare Ambientaliste Agron Duka ka folur lidhur me situatën në sektorin e Bujqësisë, ku duhet të investojë Qeveria, dhe çfarë premton kjo parti në fushën e Bujqësisë. Sipas Dukës, i cili ka bërë gjithmon një oponencë të fortë kundrejt qeverisë, në mbështetje të fermerëve, se pushteti qendror duhet të lërë mënjan betonin dhe tunelit dhe të investojnë në bujqësi, e cila po vdes çdo ditë, pasi fermerët largohen për të punën sezonale jashtë vendit.

Ai ka këkruar që të fuqizojë bujqësinë vendase duke mos importuar produkte bazë që Shqipëria i ka. Ai tha se lufta në Ukrainë e ka ndihmuar bujqësinë në vendet e tjera, në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. “Rritja e çmimeve është favorizuar edhe nga politikat e paqëndrueshme fiskale. Shembulli konkret, qeveria hoqi për vitin 2022 edhe stimujt fiskalë, duke taksuar me 10% TVSH inputet që para 1 janarit 2022 ishin 0%.

Në kushtet e krizës si pasojë e luftës në Ukrainë, vendet e rajonint lehtësuan barrën fiskale dhe rritën shkallën e subvencioneve në bujqësi. Ne bejmë të kundërtën. Është mungesa e krahut të punës”, shprehet Duka në një intervistë të spicifikuar mbi situatën e bujqësisë në vend.

Zoti Duka, bujqësia është duke përjetuar një periudhë të vështirë, me tregues të përkeqësuar në shumë drejtime. Cilat mendoni se janë arsyet e kësaj gjendjeje?

Së pari unë do të doja që këto tregues ne ti risillnim për publikun, për të kuptuar se ku jemi realisht. Edhe pse një vend bujqësor, ne për fat të keq vazhdojmë të jemi eksportues të prodhimeve bujqësore. Madje situata është bërë edhe dëshpëruese. Rritja e kostove si pasojë e shtrenjtimit të lëndëve të para, ka bërë që ne ti kthehemi importit të zarzavateve. Të dhënat e INSTAT-it në tre-mujorin e parë të vitit 2022, tregojnë se u importuan mbi 18 mijë tonë zarzavate, me një rritje 46.7% në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Përveç zarzavateve, u rrit me 15% edhe importi i frutave. Edhe në sektorin e blegtorisë është e njëjta situatë. Importet e mishit u rritën me 10%. Numri i krerëve të bagëtive ka rënë me 20%. Këta tregues kanë ndikuar direkt në rritjen e importit të qumëshit apo nënprodukteve të tij, që sipas të dhënave zyrtare kanë pësuar nje rritje prej 15%. Ju pyesni për shkaqet. Ato mund të jenë të shumta, por unë do të veçoja si më kryesorin rritjen e kostove. Rritjen e çmimeve të lëndëve të para dhe sezonalitetin e prodhimeve.

Prodhime s’ka, por shumë toka vazhdojnë të mbeten të pa kultivuara në Shqipëri…

Eshtë e vërtetë, se sipërfaqja e tokës arë qe nuk mbillet po rritet. Por po braktisen edhe sera, pra toka ku është investuar. Dhe këtë vit një nga dëshmitë më të forta të braktisjes së tokës është mospërdorimi i plehrave kimike. Importet e këtij inputi bujqësor kanë rënë si asnjëherë më parë me 75%, në tre muajt e parë të vitit, ndërsa duhej të ishte e kundërta, pasi është sezoni i mbjelljeve dhe punëve të pranverës. Sërish sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, për muajt janar-shkurt 2022, eksportet e plehërave kimike u rritën me mbi 140 përqind, në një kohë që importet kishin pësuar rënie drastike. E përkthyer në para gjatë kësaj periudhe, pra janar -shkurt 2022, sipas të dhënave të INSTAT u eksportuan 1,1 miliardë lekë plehëra në krahasim me 62 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çfarë janë këto plehra kimike që eksportohen, kur ne nuk kemi industri prodhuese të tyre. Të dhënat tregojnë se tregtarët shqiptarë, kanë rieksportuar në Kosovë dhe Serbi inputet që kishin blerë jashtë, pasi tregu vendas dmth, bujqësia shqiptare nuk i ka tërhequr. Pra kërkesa e fermerëve shqiptarë është aq e ulët sa tregtarët kanë zbrazur magazinat duke i shitur në vendet e rajonit.

Sërish janë shumë faktorë. Por unë do ti përmbledh në disa: Çmimet e larta; psh ureja dhe nitrati, dy plehëruesit bazë në bujqësi kanë pësuar një rritje të çmimit në mbi 100%, duke e vënë fshatarin përballë pamundësisë për ta blerë. Rritja e çmimeve është favorizuar edhe nga politikat e paqëndrueshme fiskale. Shembulli konkret, qeveria hoqi për vitin 2022 edhe stimujt fiskalë, duke taksuar me 10% TVSH inputet që para 1 janarit 2022 ishin 0%. Në kushtet e krizës si pasojë e luftës në Ukrainë, vendet e rajonint lehtësuan barrën fiskale dhe rritën shkallën e subvencioneve në bujqësi. Ne bejmë të kundërtën. Është mungesa e krahut të punës. E dini së çfarë do të thotë të gjesh sot punëtorë në fshat? Eshtë gati e pamundur. Shumica e krahut aktiv të punës emigron për punët sezonale në Greqi duke braktisur tokat e tyre. Ndërsa të tjerë vazhdojnë ti drejtohen tregut gjerman apo vendeve të tjera. Por janë edhe problemet me të cilat po përballet bujqësia si pasojë e dëmeve që pëson nga ndryshimet e klimës, të cilat ne i kemi ngelizhuar tërësisht.

Çfarë duhet bërë në këto kushte. PAA është një parti me profil agrar, a keni ju një ide, projekt, platofrmë për të ndihmuar këtë sektor?

Së pari duhet të pranojmë një gjë, që sektori është në agoni dhe ka nevojë urgjente për mbështetje. Në kushtet kur u përballëm me atë që u quajt kriza e drithrave, ne duhej të kishim stimuluar rritjen e sipërfaqeve me drithra. Por nuk e kemi bërë. Bujqësia ka nevojë për një suport emergjent, tani, për të shpëtuar dhe mbështetur çfarë është mbjellë. Me lehtësira për karburantet, energjinë elektrike, apo ndërhyrje të menjëhershme në lëhtësimin e barrës fiskale për plehrat dhe pesticidet. Në këtë drejtim, ne mbështesim edhe zëra brenda mazhorancës, sikundër është deputeti Erjon Braçe, që është një zë i vazhdueshëm pro fermerëve. Pastaj duhet të flasim për strategji afatgjata. Dhe ne si PAA kemi platformën tonë. Ne mbështesim dhe do të kërkojmë zbatimin e rajonizimit të bujqësisë, që do të thotë, të mos mbillen mollë në fushat e Lushnjes, ku mund të mbillen perime dhe drithra. Të mos mbjellim ullinj në Dumre, ku duhet të mbillet duhan. Shqipëria ka zonat e veta me mikrolima dhe çdo zone i përshtaten lloje të ndryshme kulturash. Duhet të punojmë për rajonimi dhe përqëndrimin e tyre, kjo çon në profilizimin e fermerëve dhe rritjen e prodhimit dhe mundësinë e eksportit. Ne sygjerojmë rishikimin e subvencioneve, për të mbështetur direkt prodhimin. Por sërish edhe subvencionet të jenë në favor të rajonizmit, pra të mbështesim krijimin e serave në zonat ku duhet të mbullen perime, të subvencionohen ullishta atje ku duhet të mbillen ullishta, vreshta, bimët medicinale, agrumet etj etj. Ne duhet të futemi në epokën e përshtatjes së bujqësisë me kushtet e reja të klimës. Bota po ndryshon, klima po dikton kushte të reja jetese sot, bimët kafshët dhe njerëzit janë para detyrimit për tu përshtatur. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Duhet të bëjmë studime për të ditur tu themi fermerëve çfarë të mbjellin, ku, dhe kur ta mbjellin. Unë kam një thirrje për qeverionë. Të ndalojë për një moment nga projektet megallomane të rrugëve dhe tuneleve, edhe pse edhe ato duhen. Tuneli mund të bëhet edhe në vjeshtë, ndërsa bujqësia shkatërrohet edhe për një javë. Njerëzit nuk do hanë beton dhe asfalt, nëse ne i vëmë shkelmin bujqësisë. Teknologjia sot po prodhon gjithçka, edhe njeriun-rrobot, apo rrobotin-njeri. Por bukë dhe qumësht nuk prodhohet në fabrikë. Ato prodhohen vetëm në tokë.

Next Post
Vuçiç: Pavarësinë e Kosovës se pranojmë, por na duhet të bashkëpunojmë me shqiptarët

Vuçiç: Kurti pengon dialogun, po përballemi me presione, qëllimi ynë paqja e stabiliteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In