Shqipëria arriti kualifikimin për të dytën herë në histori në finalet e një Europiani pas barazimit të marrë në Kishiniev me Moldavinë.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili nuk i mbajti dot as lotët, u shpreh tepër i lumtur për këtë arritje historike dhe se gjithashtu ka besim se kjo skuadër do ja dali dhe në Gjermani të bëjë më të mirën.
“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Çunat kanë dhënë maksimumin. Dua t’i falënderoj shumë çunat që ishin në fushë dhe Silvinjon e stafin.
Të gjithë po festojnë, dikush me të qarë, dikush me të qeshur. Nuk ka më mirë se kaq. Dua t’i falënderoj të gjithë. Të gjithëve atyre që kanë mbështetur.
Është e vështirë. Do përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe unë kam besim te kjo skuadër”, u shpreh Duka për “Super Sport”.