• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka: Mbyllja pa prapaskena e basteve, do të jetë pozitive

by A R
25/10/2018 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita edhe këtë të enjte bojkotoi parlamentin ku shumica miratoi një ligj që do hyjë në histori si një ligj draconian, një ligj i jashtëzakonshëm, që sanksionon mbylljen e të gjithë industrisë së bixhozit në Shqipëri, duke filluar nga 1 janari i vitit që vjen.

Duke e injoruar këtë ligj, opozita deklaron se fokusi i saj është lufta kundër krimit që, sipas saj, ka kapur plotësisht shtetin. Situata politike mbetet e tensionuar.  Për të folur në lidhje me këtë qëndrim të opozitës i ftuar në edicionin qendror të lajmeve ishte kryetar i Partisë Agrare, Agron Duka.

Gjatë fjalës së tij Duka foli dhe për aksionin  e policisë me dhjetëra të arrestuar ku sipas tij është një aksion i vonuar në kohë.

Më poshtë intervista e plotë e zotit Duka e dhënë për Vizion Plus;

Nuk është e qartë ende për opinionin publik se çfarë mendimi ka opozita për lojrat e fatit madje disa zëra jo dashamirës për opozitën mendojnë se ju jeni kundër mbylljes, kundër vendimit që mori qeveria. Cili është opinioni juaj?

Faktikisht duke qene se opozita është marrë më shumë me atë që është problemi kryesor që është lidhja e mazhorancës me krimin, sidomos me ngjarjet e fundit që ndodhën u vertëtuan ato teza që opozita ka thënë vazhdimisht, dhe unë vetë personalisht sidomos për zonën e Durrësit. Si në zgjedhjet vendore të kaluara ku kandidonte Grida Duma dhe në zgjedhjet parlamentare. Vazhdimisht kemi thënë që nuk kanë qenë reale rezultatet e zgjedhjeve, por ky rezoltat është jo real për shkak të lidhjes së mazhorancës me krimin. Përgjithësisht opozita përgjithësisht është marrë më shumë me këtë fakt dhe ka lënë mënjanë këtë tjetrin jo se nuk është e rëndishme kjo çështje. Pastaj opozita mendimin e saj e ka dhënë dhe përmes konferencave për shtyp, z.Basha që ka preferuar gjithmonë të ketë në vëmëndje atë që unë thash më lart, dhe sipas meje ky është një vendim i drejtë. Faktikisht është një sëmundje do të thoja që ka  sjellë pasoja negative për familjet shqiptare sidomos në këto konticione që ne jemi sot për të cilat të paktën ne biem në emërues të përbashkët që janë kushte të një ekonomie të varfëruar në kushtet e një gjendje të rënduar përgjithësisht jo vetëm ekonomike por edhe psikologjike. Mbyllja e lojrave të fatit pa prapaskena, pa ndërhyrje të tjera për mua pasojat janë pozitive.

Duke le të flasim pak për aksionin e policisë, aksion i bujshëm për arrestimin e disa dhjetërave individëve të dyshuar si kriminel si trafikantë droge, një nga vatrat e goditjes ka qenë Shijaku, që ju e njihni dhe mirë. Si e vlerësoni ju këtë operacion të madh të policisë dhe Prokurorisë?

Do e vlerësoja shumë nëse ky hap do të bëhej me kohë dhe jo vetëm në Shijak, por në të gjithë Shqipërinë qoftë edhe në Durrës , sepse siç thash demaskimi dhe prononcimi i opozitës dhe aktorëve politik në shqipëri ka qenë i vazhdueshëm dhe nuk është bërë. Është bërë me shumë vonesë, nuk e di se sa prova ka, sepse thuhet se këto që janë arrestuar janë përmes përgjimeve telefonike dhe nesër pasnesër ky mund të jetë dhe një Shoë, mund hd etë dalin nga burgu, siç ka ndodh rëndomtë në Shqipëri. Kjo është serioze dhe është iniciativë e marrë nga policia shqiptare dhe nga autoritetet kompetente , unë do e përshëndesja këtë punë, por kam frik ne anojmë te mosbesueshmëria se mund të jetë një shoë për të tërhequr vëmendje nga ngjarjet që rëndojnë mbi mazhorancën.

Duka PD këmbëngul te përgjimet e prokurorisë që përmendët dhe ju dhe deklaron se aty është i përfshirë dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit. Si e vleresoni ju kete?

Unë e kam thënë vazhdimisht dhe e them ërish se Dako, ka pas një “zotësi”, përfitimin e votave në mënyrë të padrejtë përmes lidhjeve të njerëzve që kanë infuencë jo normale dhe që fusin duart në votime, këtë e kam vuajtur dhe e kam parë vetë. Në përgjime nuk është përmendur Dako, por xhuxhi nëse xhuxhi është Majkël Gjorden, atëherë nuk qenka Dako. Unë mendoj se ka një farë përafërsie të shtatlartësisë së Dakos me pseudonimin që i thuhet.

Reforma zgjedhore është një temë që partitë e vogla dhe koalicioni i opozitës e kanë përzemër ka hyrë në një ngërç. Deri në një pikë shumica dhe opozita ishin bashkë punuan bashkë por tani janë sërish të distancuara. Cili është në këtë moment pikërisht sot që po flasim qëndrimi i Partive, si dhe partia juaj Agrare në lidhje me reformën zgjedhore?

Qëndrimi dhe opinioni im ka qenë gjithmonë i njëjtë përmanent duhet patjetër të ndryshojë sistemi zgjedhor dhe provat me reformën zgjedhore se ky sistem zgjedhor ku njërëzit emërohen me lista të hapura, ka vetëm dy tre nga partitë e mëdha se partitë e vogla janë pothuajse mazhoritar dhe deformohet vota e qytetarëve shqiptarë nuk dinë kë zgjedhin.

Ka një krizë midis jush dhe PD-së për reformën Zgjedhore?

Nuk bësoj se ka krizë të paktën në tryezat ku ne kemi qenë bashkë, Basha është dakord me opinione tona. Mendos se derisa ai shprehet se ne po përgatitemi për zgjedhjet vendore pse jo dhe parlamentare atëherë duhet një ore e më parë që të mund të përmirësojmë kodin dhe reformën zgjedhore.

Si mendoni ju për idenë që ka shprehur dje zoti Basha se mundet ose do të duhej sipas tij të bëheshin zgjedhje të përgjithshme politike në të njejtën ditë me zgjedhjet lokale që i kemi vitin e ardhshëm .

Basha në fund të fundit me këtë tezë bën dhe propogandë dhe kjo është normale fare duke pas parasysh skandalet e njëpasnjëshme që i ndodhin qeverisë aktuale, pastaj ato tjerat që janë gjëndja ekonomike etj, atëherë mendon që të zgjojë jo vetëm atë pjesën e djathtë të cilët përkrahin Partinë Demokratike por të gjithë njerëzit që kanë pakënaqësi ndaj kësaj qeverisje që të jenë të gatshëm sëbashku në zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Një gjë është e sigurtë përderisa Basha dhe ne, unë jam një ndër që do të udhëtoj në të gjithë Shqipërinë për të riorganizuar Partinë Agrare Ambjentaliste, por dhe ai vetë po bën selektimin për kandidatuarat në bashki, besoj dhe them me bindje se nuk ka vend për të qenë të dyzuar nëse do të hyjmë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

/b.d

Next Post
Braçe në Real Story: Ka nisur hetim pasuror për një kompani bastesh

Braçe në Real Story: Ka nisur hetim pasuror për një kompani bastesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Berisha: U zbatua Kushtetuta! Urimi i kryeministrit, “kërkoi mëshirë!”

Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Berisha: U zbatua Kushtetuta! Urimi i kryeministrit, “kërkoi mëshirë!”

December 12, 2025
Në kolaps Partia Demokratike, gazetari: Kaluam nga partia e Ridvan Bodes e Majlinda Bregut, te na gënjeu Rama për të firmosur

Në kolaps Partia Demokratike, gazetari: Kaluam nga partia e Ridvan Bodes e Majlinda Bregut, te na gënjeu Rama për të firmosur

December 12, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 13 dhjetor 2025

December 12, 2025
Rrëzimi i kallëzimit për faljen e gjobave para zgjedhjeve/ Aulon Kalaja ‘nuk heq dorë’, e çon çështjen në Gjykatën e Lartë

Rrëzimi i kallëzimit për faljen e gjobave para zgjedhjeve/ Aulon Kalaja ‘nuk heq dorë’, e çon çështjen në Gjykatën e Lartë

December 12, 2025
“Zemra mal”! Rama reagon për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Në fund të vitit të ardhshëm kalojmë plotësisht në një ‘Kadastër Digjitale”/Rama: Shqipëria po shënon rekord

December 12, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Ju kujtohet cilat media mashtronin në janar që SHBA dhe Trump po mbyllin SPAK?

December 12, 2025
Shfaqet me fasho në duar presidenti Donald Trump, zbulohet arsyeja

Shfaqet me fasho në duar presidenti Donald Trump, zbulohet arsyeja

December 12, 2025
Firmoset dorëheqja e Endrit Shabanit nga Këshilli Bashkiak, shkak kandidatura për postin e Avokatit të Popullit

Zgjedhja e Shabanit si Avokat Populli, ‘shpërthen’ demokrati i famshëm: Na shkatërruat, jazëk! Turpi ju mbuloftë…

December 12, 2025
Publikohen detajet/ Nga trafiku i drogës në BE tek pengmarrja në Vlorë, si u zbulua vendi ku mbahej peng shqiptari nga Kosova (VIDEO)

Publikohen detajet/ Nga trafiku i drogës në BE tek pengmarrja në Vlorë, si u zbulua vendi ku mbahej peng shqiptari nga Kosova (VIDEO)

December 12, 2025
Altin Dumani: Kemi vënë para përgjegjësisë edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar ishte i përfshirë në organizatë kriminale

Altin Dumani: Kemi vënë para përgjegjësisë edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar ishte i përfshirë në organizatë kriminale

December 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In