• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka letër të hapur Dakos: E ktheve Durrësin në mesjetë

by A R
28/07/2016 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka përmes një letre të hapur drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, e akuzon këtë të fundit se e ka kthyer qytetin bregdetar në mesjetë.

Duka në letër rendit të gjitha problemet që sipas tij sot po hasin jo vetëm qytetarët e Durrësit, por edhe pushuesit e shumtë, në këtë sezon turistik.

Letra e Plotë

Plazhi Durrësit një nga më të preferuarit, vijon të mbart në kurriz përditë dhe me shumë mjaft shqetësime duke i vënë në siklet të gjithë pushuesit nga të gjitha trevat e Shqipërisë, bizneset, operatorët turistik, turistët.

Të gjithë po kalojnë një periudhë agonie dhe kjo situatë, jo sepse nuk është i bukur plazhi i Durrësit, jo sepse atij i mungojnë hotelet, jo sepse i mungojnë shërbimet dhe mikëpritja tradicionale e banorëve por kjo gjendje ka ardhur nga papërgjegjshmëria e pushtetarëve.
Të gjithë jemi dëshmimetarë për inaugurimin e ujëmbledhësit të Manskurisë i cili do të furnizonte me ujë të gjithë bregdetin, por ky investim prej miliona dollarësh me sa duket nuk është vënë akoma në funksion sepse kusuret e këtij populli nuk kanë të sosur.

Preferuan të fillonin punimet e rrugëve në muajin maj, pikërisht atëherë kur sezoni turistik filloi, duke krijuar kaos total në trafik, rrëmujë dhe pluhur që e thithin qytetarët. Tani punimet janë pezulluar, më arsyetimin që jemi në sezon turistik dukë i lënë ato të çara, me gunga, vende-vende sope të çuditshme për të rifilluar pas sezonit. Të gjitha këto vendime të Qeverisë Vendore që kalojnë në veprim nuk mund ta justifikojë as edhe një fëmijë 3 vjeç të cilit i shket këmba kudo që ecën përgjatë rrugës së plazhit Durrës.

Sikur të mos mjaftojë kjo, turistët po blejnë pushimet me belá, mungon uji me ditë të tëra. Jemi kthyer në mesjetë duke blerë ujë me botë një herë në tre ditë 6 mijë lekë boti, ku me një përllogaritje të thjeshtë një familje për dhjetë ditë pushimi duhet t’i shtojë shpenzimeve të pushimeve verore një kosto ekstra prej 18000 lekë.

Turistët janë bërë si zogjtë shtegëtare, ata po largohen nga plazhi i Durrësit dhe askush nuk po qan hallin që biznesi durrsak është drejt humbjes përditë e më shumë…. Me sa duket kësaj qeverie i intereson reklamimi negativ për turizmin shqiptar ku pasojat negative kanë filluar të ndihen ndjeshëm për çdo familje Durrsake që ka ngritur me mund e djersë një biznes

Në çdo ambient veç një pyetje bëjnë: A mban dikush përgjegjësi për këtë gjendje?
Unë si qytetar i Durrësit, si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë ia atashoj përgjegjësinë jo vetëm qeverisë qëndrore por mbi të gjitha fajtor për këtë kaos total dhe të qëllimshëm është Kryetari i Bashkisë së Durresit, Vangjush Dako.

I bëj thirrje opozitës shqiptare të reagojë dhe të ngrejë zërin në mbrojtje të interesave të qytetarëve
Qyetari sot po vuan, po rropatet. Ai shikon çdo gjë me indiferentizëm, sot ata po paguajnë mjaft shtrenjtë pasojat negative të kësaj gjendje. 

Next Post

"Myslimanët të shkojnë të dielën në kisha për solidaritet"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In