Presidenti i FSHF, Armand Duka shprehet se në krye të kombëtares shqiptare do të jetë një trajner me eksperiencë.
“E sigurt është që nuk do të marrim një trajner që do të drejtojë për herë të parë Shqipërinë.
Po kërkojmë dikë me eksperiencë, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Nëse do të ketë edhe emrin e madh, padyshim që ky është një bonus”, ka thënë Duka.
Duka thotë se trajneri i ri duhet të kualifikojë Shqipërinë në ‘Euro 2020’.
“Kandidati duhet të bindë se mund ta bëjë shumë mirë këtë punë. Duhet të pranojë veç kriterit financiar tonit edhe objektivat që kemi.
Vërtet jemi matematikisht jashtë eliminatoreve të Botërorit 2018, por duhet t’i mbyllim mirë këto 4 ndeshje të mbetura dhe të na kualifikojë në Europianin e 2020”, ka nënvizuar Duka.
Deri tani janë lakuar disa emra për trajner të Shqipërisë nga Walter Zenga deri te legjenda holandeze Clarence Seedorf.