• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka i vendos kusht Bashës: Dua një vend dinjitoz në listë, ose garoj i vetëm në 25 Prill

by A R
23/11/2020 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk i siguron një vend dinjitoz në listën e kandidatëve për qarkun e  Durrësit, kreu i PAA-së, Agron Duka do të dalë në koalicion më vete dhe do i bëjë ftesë partive të vogla në mënyrë që të maksimilizohet sa më shumë vota për të siguruar deputet në disa qarqe të vendit.

Kjo deklaratë e kreut të PAA-së, Agron Duka bërë në Report Tv gjatë një interviste në hapësirën “live” të pasdites është një “presion” ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili duket se rrezikon të braktiset nga aleatët e tij.  Duka tha se është në negociata me Bashën për të krijuar një listë të përbashkët në mënyrë që ai t’i sigurojë kandidatë në të gjitha qarqet kryesore të vendit dhe sipas tij gjasat janë që opozita të dalë me listë të përbashkët, pasi e ndarë në grupe të fragmentizuar favorizon fitoren e PD.

Nëse negociatat dështojnë Duka tha se do të bëjë kalkulimet e veta për të nxjerrë kandidatë ku e ka të sigurt fitoren.

“Dy janë mënyra ose të dilet i vetëm në një koalicion ose të dilet me opozitën, me atë që tashmë jemi. Faktit që u bënë ndryshime të njëanshme në kodin zgjedhor kufizon shumë vendet për partitë e vogla në listë dhe kjo na kushtëzon paksa, por dhe dalja vetëm pa komisioner dhe pa numërues edhe kjo është e rrezikshme, por jo e pamundur.

Po presim të mbyllim negociatat me opozitën e bashkuar dhe me PD si parti e madhe dhe të dalim me një listë që të maksimilizojë votat. Ne kërkojmë përfaqësi në të gjitha qarqet kryesore me një kandidat. Mund të tolerojmë në Kukës, ku janë 3 mandate, por jo në Fier, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër etj.

Dalja me një listë e bën më të mundshme fitoren e opozitës se sa dalja e fragmentizuar me lista të veçanta. Dalja më vete mund të bëjë që në disa qarqe të mos fitojmë deputet dhe se votat shkojnë në dëm të opozitës dhe në favor të PS. Unë do kandidoj në Durrës, pasi nuk mund të jap më shumë në qark tjetër se sa në Durrës. Nuk pranoj asnjë lloj negociate se sa në një vend dinjitoz dhe jo më në një vend të sigurt, pra 2 ose të 3.

Nëse kjo nuk ndodh dilet vete dhe i bëhet ftesë partive të vogla që të maksimilizohet vota dhe tentohet që të nxirren disa deputet në disa qarqe ku mendohet se mund të fitohet”, tha Duka.

Next Post
Publikohen 56 më të kërkuarit në Europë, mes tyre edhe një shqiptar

Publikohen 56 më të kërkuarit në Europë, mes tyre edhe një shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In