• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka flet për shortin: S’na ka falur njeri gjë, tentojmë gjithçka, të gjithë shqiptarët duan të jenë në Dortmund

by Java News
04/12/2023 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia është një nga rivalët e Kombëtares sonë në “Euro 2024” dhe kjo e ka rritur interesin e mediave “axurre”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “La Politica del pallone” dhe fokusi ishte te përballja me kampionët e Europës në fuqi, Europiani në vetvete, e për të kaluar më pas edhe te ndryshimet e bëra në Shqipëri në infrastrukturë.

“Për ne është një sukses i madh të jemi në “Euro2024”. Ia dolëm shumë mirë në kualifikuese, dolëm të parët në grup. Tani shorti na vendosi kundër Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Me të vërtetë nuk donim të luanim kundër Italisë, pasi siç e thatë edhe ju me Italinë kemi raporte të mira edhe në futboll, jo vetëm në politikë. Shumë të rinj shqiptarë luajnë në Itali, madje nëse nuk e dini luajnë po aq fëmijë shqiptarë sa në Shqipëri”, shprehet fillimisht presidenti Duka, i cili më pas vijoi të fliste për duelin me Italinë.

“Ne kemi marrëdhënie të mira, por do të jemi kundërshtarë, edhe pse vetëm për 90 minuta. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën kundër kampionëve në fuqi të Europës. Ne e dimë forcën e Italisë, të lojtarëve, të skuadrës, por ne dhe ne kemi ardhur këtu pa na dhuruar asgjë askush. Kemi fituar grupin tonë dhe do të bëjmë më të mirën për ta përballuar këtë ndeshje”, shtoi kreu i FSHF-së.

I pyetur, nëse përballja me Italinë është si një finale Botërori për Shqipërinë, Duka shtoi: “Të gjitha ndeshjet në Europian janë të vështira. Lojtarët tanë duhet ta luajnë këtë ndeshje si gjithë të tjerat, sikurse ndaj Polonisë dhe Çekisë në kualifikuese. Duhet ta luajmë përballjen ndaj Italisë si një ndeshje normale. Sigurisht është ndeshje e rëndësishme, pasi nëse bëjmë mirë mund të ecim përpara në Europian.

Nëse jo, duhet të shohim ndeshjet me Kroacinë dhe Spanjën. Të luash përballë kampionëve të Europës është gjë e bukur. Problemi i vetëm është se të gjithë shqiptarët duan bileta për atë ndeshje. Shpresoj që tifozët të krijojnë një atmosferë pozitive, sikurse kemi bërë në miqësoren që kemi zhvilluar Xhenoa”.

POLITIKANËT NË STADIUM – “Kryeministri shqiptar e sigurt që do të vije. Nuk mendoj se do të mungojë ndonjë politikan në ndeshjen kundër Italisë, të gjithë do të vijnë. Kryeministri Rama është tifoz futbolli, tifoz i Kombëtares dhe sigurisht do të jetë në stadium në këtë ndeshje. Meloni nuk e di, shpresoj të vijë”.

RECETA E FITORES – “Të mundesh Italinë është diçka shumë e vështirë, shumë e vështirë, por ne do ta provojmë ta bëjmë. Do e luajmë si një ndeshje normale. Po luajtëm pa presion, do jetë më e lehtë për ne. Italia është një skuadër me eksperiencë, me lojtarë të mirë, janë kampionët në fuqi të Europës, por vuajtën pak në kualifikuese”.

INVESTIMET NË SHQIPËRI – “Infrastruktura në Shqipëri ka ndryshuar shumë në vitet e fundit. Kemi stadiumin në Tiranë, ku keni parë finalen e Conference League. Kemi ndërtuar një qendër stërvitore për Kombëtaren, që i ka të gjitha kushtet, jo aq e madhe sa Koverçiane, por i ka të gjitha brenda për skuadrat kombëtare. Kemi rikonstruktuar edhe katër stadiume të tjera, jo vetëm atë në Tiranë. Aktualisht jemi përzgjedhur për të organizuar edhe kampionatin Europian për Under-17 në vitin 2025. Kemi shfrytëzuar të gjitha burimet, me ndihmën e qeverisë dhe projekteve të FIFA-s dhe UEFA-s. Kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara”.

GRUPI NË EUROPIAN – “Kemi në grup kampionët e Europës, kampionë bote dhe finalisten e Kupës së Botës. Janë skuadra të forta, nga më të fortat në Europë. Në Europian është e vështirë të gjesh skuadra të dobëta. Janë të gjitha skuadra të forta. Ne mund të jemi nga skuadrat më të dobëta, jemi për të dytën herë në Europian. Siç e thashë në fillim, as ne nuk na ka dhuruar kush gjë. Kemi ardhur këtu me punën që kanë bërë lojtarët, me rezultatet e marra në grup. Do mundohemi të bëjmë më të mirën. Do tentojmë të kalojmë grupin, nëse nuk ia dalim do jemi të lumtur me pjesëmarrjen”.

PARASHIKIMI PËR EUROPIANIN – “Europianin e fiton Shqipëria (qesh). Nëse ndodh, e gjithë Shqipëria do të vijë në Gjermani për të parë finalen. Tani të flasim seriozisht, skuadrat më të forta janë ato të vazos së parë, Anglia, Franca, Portugalia. Gjithsesi në turne të tillë ka specifika të ndryshme dhe kurrë nuk dihet çfarë mund të ndodhë. Mund ta fitojë edhe Italia, siç bëri në vitin 2021. Për mua favoritët janë Franca, Anglia e Italia”, përfundoi Duka intervistën./m.j

Next Post
Detaje për vrasjen e 14-vjeçares, gazetarja: E lidhën, e futën në qese…!

Detaje për vrasjen e 14-vjeçares, gazetarja: E lidhën, e futën në qese...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Mashkull pervers, zhigolo! Nuk dua t’i…

Babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Mashkull pervers, zhigolo! Nuk dua t’i…

January 8, 2026
8 Janari në PD dhe keqkuptimi i rrezikshëm i “Shumicës” dhe “Pakicës”

8 Janari në PD dhe keqkuptimi i rrezikshëm i “Shumicës” dhe “Pakicës”

January 8, 2026
Video/ Momenti kur kërcënohet dhe lëndohet me thikë punonjësja e marketit, personi i vodhi një shumë parash

Video/ Momenti kur kërcënohet dhe lëndohet me thikë punonjësja e marketit, personi i vodhi një shumë parash

January 8, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Moti i keq në Shqipëri, ambasada e SHBA në Tiranë thirrje shtetasve amerikanë: Kujdes në zonat e rrezikuara, përmbytjet po përkeqësohen

January 8, 2026
VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

January 8, 2026
Erdhën për pushime në Durrës, zgjohen të përmbytur: Nuk duam t’ia shohim më fytyrën Shqipërisë!

Erdhën për pushime në Durrës, zgjohen të përmbytur: Nuk duam t’ia shohim më fytyrën Shqipërisë!

January 8, 2026
Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

Macron kritika të ashpra SHBA-ve: Po sillen si neokolonialistë dhe po shkelin rregullat

January 8, 2026
Moti i keq/ Belinda Balluku: Situata në veri e përmirësuar, po monitorojmë jugun. Akset kombëtare të aksesueshme

Moti i keq/ Belinda Balluku: Situata në veri e përmirësuar, po monitorojmë jugun. Akset kombëtare të aksesueshme

January 8, 2026
Durrës, automjeti i ushtrisë shkon të ndihmojë banorët por ngec në ujë (VIDEO)

Durrës, automjeti i ushtrisë shkon të ndihmojë banorët por ngec në ujë (VIDEO)

January 8, 2026
Ngjarje e rëndë në një lokal në Itali, klienti shqiptar plagos me thikë pronarin dhe djalin e tij. Nuk i shërbyen më shumë pijë alkoolike

Ngjarje e rëndë në një lokal në Itali, klienti shqiptar plagos me thikë pronarin dhe djalin e tij. Nuk i shërbyen më shumë pijë alkoolike

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In