• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka: Drejtësia e re, më e mirë se ajo që ka qenë! Por ta ndajë mendjen ç’do bëhet me Berishën

by A R
11/09/2024 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i komunikoi këtë të mërkurë ish-kryeministrit Sali Berisha se ka ngritur ndaj tij akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë.

Për të folur lidhur me këtë ngjarje si dhe të tjera lidhur me politikën në vend, në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj ishte i ftuar deputeti Agron Duka i cili u shpreh se situata në të cilën ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha sjell një penalizim të madh për opozitën për shkak të mungesës së komunikimit me të.

Agron Duka:  Unë nuk marr përsipër të komentoj vendimet e gjykatave. Mendimin tim e kam thënë gjithmonë. Nuk besoj që është normale që të dënohen njerëz për vendime kolegjiale dhe penalizohet politikisht me votë. Sepse ky vendim është marrë nga një njeri pavarësisht se ka derivuar. Në detaje pastaj nuk e di, nga mediat dëgjova që akuzohet për korrupsion pasiv. Mendoj që kjo duhet të marrë fund njëherë e mirë pra që duke qenë një lider i opozitës duhet të merret një vendim përfundimtar sepse është penalizim për opozitën që udhëheqësi i saj qëndron i izoluar. Nuk është njëlloj si kontakti ballë përballë si me telefon apo me ndërmjetës.

Ndër të tjera Duka gjatë fjalës së tij u shpreh se kodi zgjedhor i penalizon partitë e vogla ku përmendi edhe nevojën e negocimit me liderin e opozitës për formimin e koalicioneve.

Agron Duka:  Fakti është që ne jemi përpara formimit të koalicioneve dhe për shkak të kodit zgjedhor ne duhet patjetër të negociojmë me zotin Berisha ai që do të dalë me bllokun opozitar për shkak se kodi zgjedhor i penalizon partitë e vogla për të dalë vetëm dhe nuk kemi mundësinë që të komunikojmë sepse është negocim. Kjo e dëmton shumë opozitën. Uroj që të marrë fund njëherë e mirë çfarë do të bëhet me liderin e opozitës sepse edhe kjo lloj akuze nuk e di a ka formë përfundimtare apo jo.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij deputeti Agron Duka foli edhe lidhur me drejtësinë e re ku u shpreh se kjo e fundit është më e mirë se ajo që ka qenë.

Agron Duka: Mendoj që drejtësia e re është më mirë se ajo që ka qenë. Ka shumë probleme dhe vonesa në marrjen e vendimeve. Në këtë kontekst volumi i punës së tyre është shumë i madh dhe do të thoja që është shumë më mirë se sa dikur ku politika, jo se sot nuk ka efekt, por jo siç ka qenë.  E them me bindje që në një grup gjyqtarësh sado të mundohet Rama nuk mund t’i ndikojë ata në marrjen e vendimeve. Unë them shyqyr që ka marrë fund jo plotësisht, por ka marrë njëfarë drejtimi pozitiv të ndikimit të politikës në drejtësi. Pra ka njëfarë ndarje, ka një pushtet realisht të pavarur.

/a.r

Next Post
Burri denoncon gruan: Më rrëmbeu vajzat, njërën e çoi në Gjermani, tjetrën tek vjehrri

Burri denoncon gruan: Më rrëmbeu vajzat, njërën e çoi në Gjermani, tjetrën tek vjehrri

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Z Duka,drejtesia e re duhet te tregoje,cfare do beje jo vetem me monstren e vicidolit,pore edhe per monstren e cepanit,e k/hajdutin edvin karapushti.Drejtesia e re ka per detyre te rreagoje shpejt e me guxim,per kta tre kriminel,duhet pa tjeter te burgosen,e tju merren parate e pasurite.Keshtu shpeton vendi e populli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In