• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka dhe Veliaj bëhen bashkë, prezantojnë trofeun e Conference League në sheshin “Skënderbej”

by A R
24/05/2022 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kupa e finales së Conference League është prezantuar sot paradite në sheshin “Skënderbej” për të gjithë tifozët dhe adhuruesit.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë Presidenti i FSHF-së Armand Duka, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana.

Në fjalën e tij, Duka tha se ky është një rast historik për Tiranën që për herë të parë prezantohet kupa e finales së Conference League, që zhvillohet për herë të parë në historinë e saj dhe Tirana është destinacioni i parë.

“Sot është një ditë e veçantë, ditë e bukur për ne, për mua për Erionin, për Lorikun që prezantojmë për herë të parë trofeun e parë të Conference League. Është një ditë e veçantë për Tiranën pasi e pret këtë trofe historik për herë të parë në Tiranë. Urojmë që ne me sjelljen tonë t’i bëjmë të huajt të vijnë përsëri në Tiranë. Sot është një ditë e bukur gjithashtu për futbollin shqiptar që pas një pune voluminoze arriti një objektiv madhor që të ketë një trofe të rëndësishë, një aktivitet të rëndësishëm. Uroj që të gjithë bashkë, holandezë, italianë, kombësi të tjera, shqiptarë që jemi mikpritës, ta shijojmë këtë aktivitet, ta shijojmë këtë finale dhe mos jetë i fundit për ne shqiptarët”, u shpreh Armand Duka.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj theksoi se aktivitetet në Tiranë do të jenë të shumta dhe ftoi tifozëritë por edhe qytetarët që të festojnë dhe pavarësisht fituesit, në fund mbetet kujtimi i këtij aktiviteti.

“Është një shprehje e famshme, që kupat me kalimin e kohës i zë pluhuri. Por kujtimet mbeten përgjithmonë. Ndaj qëllimi i organizimit në Tiranë bashkë me federatën, bashkë me yjet e futbollit shqiptar, është që kujtimet t’i kemi përgjithmonë pavarësisht se ku përfundon kupa. Ndaj do t’ju kërkoj të gjithëve që të jemi mikpritës, të jemi të qeshur, të jemi aty për t’i orientuar ata që ndoshta humbasin rrugën. Qyteti është përfshirë nga një valë e jashtëzakonshme organizimesh. Ashtu siç kemi rënë dakord me federatën, kjo do të jetë fanzone neutrale dhe për të gjithë ata që ndoshta nuk janë pjesë e një tifozërie të organizuar ne do të jemi këtu në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, po përgatitet në minutat e fundit e gjithë fun zone e Roterdamit që do të jetë tek pedonalja. Ndërkohë për gjithë tifozët e Romës do të jetë liqeni i Tiranës, një hapësirë tek amfiteatri dhe i garantojmë edhe ata që nuk kanë bileta por që kanë marrë mundimin të vijnë nga Roma dhe Roterdami, ne do vazhdojmë aty me ekranet, me aktivitetet që kushdo që ka ardhur në Tiranë të kënaqet e të kalojë mirë”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

/a.r

Next Post
‘Ulni kokat’/ Thirrja e policit para se të qëllonte efektivin. 25-vjeçarit i gjenden ilaçe depresioni, zbardhet dëshmia

‘Ulni kokat’/ Thirrja e policit para se të qëllonte efektivin. 25-vjeçarit i gjenden ilaçe depresioni, zbardhet dëshmia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

April 4, 2026
Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

BE kritikon Shqipërinë për minoritetet, biznesin dhe fondet… por jo për drejtësinë!

April 4, 2026
Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In