• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duje” në finalen e Eurovizion, Albina: Krenarë, e kam ndjerë mbështetjen e shqiptarëve

by A R
12/05/2023 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kënga “Duje” e Albinës dhe Familjes Kelmendi i ka siguruar Shqipërisë një vend në finalen e madhe në Eurovizion, performanca e së cilës elektrizoi skenën e madhe të Liverpulit.

Albina është shprehur mjaft e emocionuar dhe krenare për këtë arritje, në konferencën e mbajtur fill pas përfundimit të natës së dytë të gjysmëfinales.

Pyetur nga gazetarët e pranishëm se si është të ndash suksesin së bashku me familjen e saj, Albina u shpreh se është një ndjesi unike dhe e papërshkrueshme.

“ Ne jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar, krenarë për shqiptarët dhe vendin tim. Faleminderit!

Ne kemi të gjithë profesionet tona dhe do të bëjmë punën më magjike, të bëjmë muzikë për njerëzit që e pëlqejnë muzikën tonë.

Të performosh së bashku me familjen është ndjesi e çmendur. Ne kemi kaluar shumë, përzgjedhja jonë ndodhi muaj më parë, çdo gjë ndodhi shumë shpejt, të performosh këtu sonte dhe të hysh në finale dhe të jemi vendi i parë i përzgjedhur na bën krenar. Shumë faleminderit të gjithëve që na votuan dhe shpresojmë të mos ju zhgënjejmë”, tha Albina teksa shprehu krenarinë për të gjithë suportin që ka marrë nga të gjithë shqiptarët.

Teksa u uroi suksese të gjithë finalistëve, Albina u shpreh se të gjitha shtetet që do të konkurrojnë të shtunën, e kanë merituar finalen e madhe.

“Ne jemi i njëjti gjak, i njëjti nacionalitet, Kosova dhe Shqipëria janë motra dhe vëlla me nënën e madhe Shqiptarinë. Besoj se janë të emocionuar për gjithë, ne kemi parë dashurinë dhe suportin që na kanë dhënë këto ditë. Shpresoj që t’i kemi bërë krenarë.

Bashkimi në muzikë. Është e vërtetë se kur dëgjon muzikë harron gjithçka. Ndihemi sikur të gjithë që kanë hyrë në finale e kanë merituar dhe mezi pres të takoj këdo që bëri të mundur hyrjen tonë në finale. I urojmë të gjithëve suksese”, tha ajo.

Sakaq, në një postim në rrjetin social Instagram, Albina teksa iu drejtua të gjithë shqiptarëve, tha se e ka ndjerë se i ka patur pranë që në muajin dhjetor, kur siguroi votat dhe zemrat e publikut me këngën “Duje”.

“E kam zemrën plot! Emosione unike e shumë të mëdha! E dija, ju kam ndjerë që keni me mua që nga Dhjetori e deri më sot. Kam besuar që bashkë do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashkë drejt finales, me ju të shtunën plot krenari e sukses! Ju dua”, shkroi Albina.

Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste nga 16 qe morën pjesë në garë të cilat janë Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan janë Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia.

Finalja e madhe do të mbahet më 13 maj në M&S Bank Arena në Liverpool, Britani e Madhe.

/a.r

Next Post
‘Ka bërë operacion’, këngëtari 73-vjeçar: Sekreti i rinisë sime, gjumi, djersa dhe seksi

‘Ka bërë operacion’, këngëtari 73-vjeçar: Sekreti i rinisë sime, gjumi, djersa dhe seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

February 28, 2026
Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

February 28, 2026
Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

February 28, 2026
U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

February 28, 2026
Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

February 28, 2026
Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In