• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Duhet t’i kthehemi Kushtetutës së vitit 1998

by Ben Andoni
22/06/2019 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pjekuria e vogël dhe predispozita akoma më e pakët e politikanëve shqiptarë për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 të sjell ndërmend një fakt, që deridiku shkon me veprimin e sotëm të tyre. Është e vërtetë se ndryshimet e ligjit themeltar të shtetit nuk mund të bëhen me hovin e zakonshëm që marrin politikanët tanë, të cilat në fund kur shihen realisht nuk përmbajnë qëllimin e duhur. Një e tillë ndodhi me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008: Ato u prezantuan si të nevojshme për të rregulluar stopimin e marrëdhënieve pozitë-opozitë, por në fakt i prishën krejt marrëdhëniet institucionale të cilat merrte përsipër t’i rregullonte Kushtetuta e vitit 1998. Qëllimi i ndryshimeve kushtetuese, si zakonisht, kur pajtohen palët politike në vend, kishte marrë mirëkuptimin e ndërkombëtarëve dhe ndaj duheshin vlerësuar, porse ato realisht shumë shpejt do të shtonin kokë-dhimbjet. Nuk vonoi shumë dhe problematikat u përshfaqën ngado. Një grevë urie në parlament, anatema politikanësh, protesta të egra dhe kriza pas krizash në vitet në vazhdim.

Në realitet, pas ndryshimeve, PS dhe PD, dy partitë kryesore në vend, ishin bërë gati të paprekshme dhe duket se pakti që nënkuptonte se vetëm ato mund  të qeverisnin vendin njëherë në tetë vjet u shkonte përkundrejt interesave të partive të vogla që paçka kundërshtimeve të vogla rrënoheshin dhe serviloseshin para forcës së tyre. Qysh atëherë nis ngritjen Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike që e kundërshtoi me të drejtë. Paradoksalisht, ajo rezultoi se do përfitonte shumë më tepër në kurriz të dy partive kryesore që e anatemonin, por ndërkohë dhe do u pëlqente ta përdornin si patericën e nevojshme të ekzistencës.

Duke u  kthyer në thelbin e argumentit tonë: Kushtetuta është një ligj sublim, puna e të cilit interpretohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, subjekti, që tashmë prej reformës nuk ekziston tek ne. Kjo të bën të mendosh se ndryshimet janë të nevojshme, porse ato duhet të bëhen jo me ngutin kinse të detyrueshëm të politikanëve dhe përmes procedurave sa për sy e faqe e të shpejta, pa realizuar pjesëmarrjen e specialistëve, ekspertizat e nevojshme dhe mbi të gjitha ndryshimet nuk duhet të kenë inatin e atyre që u bënë në vitin 2008. Duket se Shqipëria ka nevojë për variantin origjinal dhe të pastër të Kushtetutës së vitit 1998, punë e bërë me kujdes e pa ngut, me përpjekjen që dokumenti themeltar i shtetit të ruajë përplasjet e zakonshme PS dhe PD, si edhe të jetë gati për integrimet e Shqipërisë në BE-, një aksion që ka shumë gjasa të ndodhi në Vjeshtën e këtij viti. (Javanews)

Next Post
Klosi: Kemi dhënë lopë në këmbim të votës, kam qenë me LSI në fushatë

Klosi: Kemi dhënë lopë në këmbim të votës, kam qenë me LSI në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

January 16, 2026
Pas letër-porosisë amerikane, SPAK “rëndon” Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë

Pas letër-porosisë amerikane, SPAK “rëndon” Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë

January 16, 2026
Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

January 16, 2026
Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama-opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do bëhet

January 16, 2026
PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

January 16, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In