Përkujdesja ndaj linjave trupore nuk është e rëndësishme thjesht për tu ndjerë në formë, por kjo shihet edhe si mënyrë për të minimizuar rrezikun që vjen nga mbipesha.
Dietat e ndryshme por edhe ushtrimi në palestër konsiderohen si mjaft të rëndësishme për njeriun që të ruajë trupin në formë.
Lidhur me të mirat që i sjellin shëndetin janë bërë studime të shumta. Por nuk ka pasur një definicion mbi atë se cila prej tyre është më e efektshme dhe më e shëndetshme.
Por disa studime të kryera së fundi vendosin si prioritare dietën përpara ushtrimeve. Sipas disa hulumtimeve shkencëtarët pohojnë se aktiviteti fizik nuk lidhet domosdoshmërisht me humbjen në peshë.
Por nga ana tjetër studimet e mëparshme kanë arritur në konkluzionin se aktiviteti fizik ka shumë benefite shëndetësore, duke e zvogëluar rrezikun për sëmundjet e zemrës.
Së fundi është zbuluar se aktiviteti fizik rrit predizpozitën për konsumin e më shumë ushqimeve, që mund të mbetet e larë edhe kur nuk ushtroni.