• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Duhet të merren masa të tjera”/ Gjermania para ndalim qarkullimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit

by Java News
19/01/2021 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para takimit të kancelares Merkel me kryeministrat e landeve, në Gjermani po debatohet ashpër ndalimi i qarkullimit, që nënkupton një ndërhyrje tjetër masive të shtetit në të drejtat bazë të qytetarëve.

A do të kemi së shpejti ndalimqarkullimi në nivel federate, me qëllim të mospërhapjes së variantit të ri të virusit në Gjermani? Sipas raportimeve në media gjatë fundjavës, me gjasë ka një ujdi për këtë mes zyrës së kancelares dhe kryeministrave. Por pas diskutimeve politike dhe deklaratave të hënën, duket se ende është shumë e paqartë, se si duan ta pengojnë liderët politikë në Gjermani ashpërsimin e krizës së Coronës.

“Një masë e mundshme”

Para samitit të federatës me landet të martën (19.01),ministri i Financave, Olaf Scholz bëri fjalë për një mbyllje më të gjatë dhe të ashpër në Gjermani. “Duhet të merren masa të tjera”, tha Scholz të dielën në mbrëmje për “Bild”. Ai pret që mund të jenë “edhe 14 ditë të tjera që do të shtohen”. Nëse këtu do të bëjë pjesë edhe ndalimi i qarkullimit, nuk është e qartë, sipas ministrit të Financave. “Mendoj, se kjo është një masë e mundshme, por nuk është ajo që qëndron në radhë të parë.”

Infeksionet në Gjermani, megjithë masat e ashpërsuara në javët e fundit janë ende në nivel të lartë. Spitalet gjermane janë të mbingarkuara. Indikatori shtatëditor, pra rastet për 100.000 banorë u ul së fundmi në 316, shifër që është shumë larg asaj të synuar 50 infektime për 100.000 banorë për të mbajtur në këmbë sistemin shëndetësor.

“Pse vendosim diçka, kur gjysma pastaj vepron ndryshe”

Kryeministri bavarez, Markus Söder bëri thirrje për vendime të përbashkëta për zbutjen e pandemisë. “Gjysma e landeve bën diçka krejt tjetër”, tha ai për televizionin ARD të dielën. Shtrohet pyetja, “pse vendosim diçka, kur gjysma pastaj vepron ndryshe.” Për Bavarinë ai është i mendimit se si land është i armatosur mirë në luftë kundër pandemisë. Nga e hëna në këtë land vlen detyrimi për maskat FFP2 dhe ndalimet e qarkullimit natën.

Kryeministri i landit Hessen, Volker Bouffier, CDU, tha se para takimit me Merkelin, do të ketë një diskutim të gjerë me shkencëtarët gjermanë. Këtë herë do të dëgjohen edhe studiuesit nga Britania e Madhe. Në Britaninë e Madhe mutacioni i ri i Coronës është përhapur shpejt, mutacion që është konfirmuar edhe në Gjermani.

Kritika për masat e qeverisë po dëgjohen gjithnjë e më shumë nga opozita. Kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner është shprehur për ARD, se “një ndërhyrje e tillë kaq e fortë në të drejtat bazë, – të bësh që të gjithë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi – ky duhet të diskutohet në parlament.” Kurse kreu i Të Gjelbërve, Robert Habeck, tha: “Që në pranverë gjithçka eci mirë, që shoqëria ishte e bashkuar, lidhej edhe me atë, që kishte një lloj përulësie të politikës, dhe jo një ton kaq krenar si ‘ne e kemi çdo gjë nën kontroll, dhe ju si fëmijë të pabindur duhet të bëni atë që na bie ndërmend neve’”. Në takimin të martën do të diskutohet jo vetëm për të përballuar virusin, por edhe si të mos humbasë besimi i popullsisë tek politika./DW

g.kosovari

Next Post
Raporti i IPPR: OBSH dhe Kina mund të vepronin më shpejt kundër COVID

Raporti i IPPR: OBSH dhe Kina mund të vepronin më shpejt kundër COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

March 10, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In