• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet të ketë arrestime”/ Ngjela: Asgjë s’bëjnë dot me forcë, pse “koncerti sekret i Saliut” është Kuvendi i PD-së

by Java News
11/12/2021 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela e ka quajtur Kuvendin e thirrur këtë 11 dhjetor nga Sali Berisha, “një kongres të paligjshëm të një partie”, që sipas tij, gjykata nuk mund ta legjitimojë.

Ndërsa me ironi e quan edhe “koncert sekret i Saliut”, në reagimin e tij në rrjetet sociale, Ngjela jep edhe arsyen pse ky nuk mund të quhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokearike.

“Nuk kanë numrin dhe aktin ligjor të mbledhjes si kongres. Se nuk e kanë numrin e anëtarëve të Kuvendit, prandaj. Dhe e kanë mbledhur jashtë kërkesave të statutit të Partisë Demokratike”, shkruan Ngjela.

“Asgjë nuk bëjnë dot; me forcë, të ushtruar për një çështje joligjore, po funksionoi Prokuroria e Posaçme, duhet të ketë arrestime”.

Reagimi i plotë i Spartak Ngjelës

Koncert sekret i Saliut.

Kështu e filloi ky birbo karrierën dhe siç duket kështu do ta mbyllë: një njeri fals dhe një parti me veprime në falsitet.

Askush nuk mund të flasë apo të shohë anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që janë mbledhur sot.

Është një turp Kombëtar. Falsiteti i Berishës, i ngritur në një sistem falso.
Askush nuk i identifikon dot të ashtuquajturit delegatë. Dhe të gjithë me një konfirmim fals.

Kongres sekret për anëtarësinë e tij.

Pse? Sepse nuk kanë numrin dhe aktin ligjor të mbledhjes si kongres.

Se nuk e kanë numrin e anëtarëve të Kuvendit, prandaj. Dhe e kanë mbledhur jashtë kërkesave të statutit të Partisë Demokratike.

Ky nuk është Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokearike.

Si do të trajtohet ky investim politik në falsitet?

Të shohim.

Nëse gazetarët nuk kanë të drejtë të pyesin apo të identifikojnë anëtarët e Kuvendit Kombëtar; kuptohet që ky është një aktivitet falso dhe joligjor. Nuk ka Kuvend Kombëtar.

Por, pikërisht këtu del kjo pyerje:

Po vendimin e gjykatës për lidërshipin e ri që do nxjerrë ky Kongresi, si do ta marrin këta, me falsitetin e tyre?!

Deri tani vendimi i gjykatës është dhënë për kryetarin Lulëzim Basha. Kurse, çdo kryetar i ri duhet të njihet nga gjykata, bashkë me lidërshipin e partisë; në të kundërt është i paligjshëm.

E di Saliu që duhet t’i drejtohet gjykatës për ndërrimin e lidershipit?

Kurse gjykata kërkon legjitimitet. Pse; broçkullat që u hodhën sot, janë legjitimiteti?!!

E di Saliu këtë?

Jo vetëm që nuk e di, por as e kupton dhe as nuk e pranon.

Atëherë?

Janë lodhur kot. Ku ka gjykatës që legjitimon një kongres të paligjshëm të një partie! Gjykatës i duhet të provojë legjitimitetin e Kongresit, sipas statutit të Partisë.

Ku është ky legjitimitet? Asgjëkundi. Atëherë, këta të mjerë po lodhen kot.
Po me forcë, a mund ta zgjidhin këta këtë çështje?

Asgjë nuk bëjnë dot; me forcë, të ushtruar për një çështje joligjore, po funksionoi Prokuroria e Posaçme, duhet të ketë arrestime.

Të shohim se si do të shkojë ky kongres i falsifikuar./m.j

Next Post
Rama i përgjigjet akuzave për ‘thesin’ me lekë: Mësimi i teknologjisë që në klasë të parë!

Kuvendi i Berishës/ Rama referon filozofin rumun: Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Të pakënaqurit me teatrin e protestave

January 25, 2026
Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

January 25, 2026
Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

January 25, 2026
Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

January 25, 2026
1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

January 25, 2026
Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In