Diskutimi për shpopullimin e vendit është shoqëruar me debate mes deputetit Dashamir Shehit dhe ministres Milva Ekonomi.
Shehi iu drejtua ministres Ekonomi, duke i thënë se ajo dhe pjesa tjetër e qeverisë kanë bindjen se kryeministri Edi Rama.
Nga ana e saj, ministrja u shpreh se nuk është e vërtetë një gjë e tillë, ndërsa shtoi se është një gjë e madhe, kur bën betimin në Kuvend.
Pjesë nga diskutimet në emisionin ‘Open’ në News 24:
Shehi: Ti mendon se Zoti Rama mendon për lumturinë e bashkëkombasve.
Ekonomi: Nuk e mendoj unë.
Shehi: E mendoni nga mëngjesi në darkë. Duhet të jesh budalla të mos mendosh kështu si mendoj unë.
Ekonomi: Besoj se kur bën atë betimin në Kuvend është një gjë e madhe.
Shehi: Lëre se tani më preke.
Ekonomi: Është e vërtetë kjo.
Lapaj: U preka shumë tani.
Ekonomi: Po u preke, mirë.
Shehi: Unë jam betuar nja 10 herë.
Lapaj: Po këtë vend e kanë shkëlyer. Ai betimi do të kishte vlerë, nëse në këtë vend o të ishte ndërtuar një shtet, që do justifikonte gjithë vdekjet e komunizmit, sakrificat e mijëra të rinjve, që kanë lënë kockat jashtë vendit./m.j