• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet të hapen negociatat për Shqipërinë”, mesazhi i shefit të ri të politikës së jashtme të BE-së

by Java News
09/07/2019 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë taki​mit Informal të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Sllovaki, ka marrë mbështetjen e Austrisë, Spanjës dhe Suedisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Gjatë takimit me Ministrin Federal për Evropën të Austrisë Alexander Schallenberg, Cakaj shprehet se u diskutuan dy çështje të rëndësishme për Shqipërinë:  Perspektiva e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor së bashku me ambicien e Shqipërisë për të marrë një përgjigje pozitive në tetor dhe përgatitjet e Shqipërisë për të marrë kryesinë e OSBE-së vitin e ardhshëm.

Ministri austriak Schallenberg siguroi për mbështetjen e palëkundur të Austrisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, duke theksuar se Shqipëria ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe është gati të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Ai siguroi gjithashtu se Austria do të jetë një mbështetëse e zëshme dhe e fuqishme e Shqipërisë për të mundësuar një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit në tetor.

Gjatë qëndrimit në Tatra të Sllovakisë, Cakaj zhvilloi gjithashtu takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit të Spanjës Josep Borrell, i cili vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e Shqipërisë përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. Borrell siguroi për mbështetjen e Spanjës lidhur me hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, duke shprehur qëndrimin spanjoll se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian.

Cakaj konfirmoi gjatë takimit se Shqipëria ka përmbushur kushtet teknike për të filluar këto negociata dhe është e bindur se hapja e negociatave me BE-në është mëse e merituar.Sa i takon kryesimit vitin e ardhshëm të OSBE-së, Cakaj informoi homologun spanjoll se Shqipëria ka ndërtuar një bashkëpunim solid me shumë vende anëtare për të siguruar një kryesi sa më te denjë dhe në mbështetje të plotë të axhendës së Organizatës.

Takimi i Cakaj me Margot Wallström të Suedisë u fokusua te reformat e ndërmarra nga Shqipëria. Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Jashtme suedeze Wallström vlerësoi edhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, duke konfirmuar mbështetjen e fuqishme për hapjen e negociatave. Wallström inkurajoi për vijimin e reformave. Nga ana e tij Cakaj u shpreh se marrja e vendimit pozitiv do t’i japë një impuls të ri angazhimit të Shqipërisë për të vijuar më tej me reformat. Ministri në Detyrë Cakaj tha se reforma në drejtësi në Shqipëri është e paprecedentë dhe se Shqipëria është e vendosur të vazhdojë reformat./l.m

Next Post
Njihuni me ish-gjyqtarin e arrestuar që u bë tutor femrash dhe trafikant droge

Njihuni me ish-gjyqtarin e arrestuar që u bë tutor femrash dhe trafikant droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In