• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet qëndruar indiferent ndaj kësaj fotoje?!

by S M
19/10/2016 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Një spektakël televiziv ka gjithmonë brenda edhe pak provokacion. Është një element i domosdoshëm për të rritur audiencën dhe për ta bërë shfaqjen më tërheqëse dhe interesante. Por provokacioni nuk mund të jetë qëllim në vetvete dhe as të kalojë një cak që askush nuk mund të nuk duhet ta pranojë.

Në spektaklin “Dance with me” janë shfaqur dy personazhe publikë të njohur, këngëtari Robert Aliaj Dragot dhe politikani Nard Ndoka, që kanë ekspozuar një bluzë në ngjyrë të kuqe, me një stemë në mes, ku shihej flamuri ynë kombëtar, të cilit i ishte dhënë forma e kryqit të thyer nazist, Svastikas.

ndoka-nazist1Demokristiani Nard Ndoka nuk ka ngurruar madje që edhe ta veshë bluzën në fjalë, duke e shijuar momentin e ilaritetit që krijoi për të publikun e pranishëm. Si Ndoka, ashtu edhe Aliaj janë përgjigjur publikisht më pas, për gjestin që kanë bërë. Logjika e tyre e përbashkët thotë se ka të tjerë që nuk e duan atdheun, pasi e vjedhin, e plaçkisin, e nxjerrin në treg etjetj. Pra, nuk janë marrë me atë që kanë bërë vetë, por kanë treguar me gisht të tjerët, të cilët sipas tyre kanë bërë dhe bëjnë gjëra më të rënda.

E gjitha kjo është një ngjarje shumë e shëmtuar, që dikush (në fakt shumëkush, përfshi edhe organet e drejtësisë), po vazhdonjnë ta marrin si një marrëzi të vogël artistike të dy shoumenëve, e jo si një shkelje të pastër të ligjit dhe Kushtetutës së vendit. Ka një nen në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, Neni 268, në të cilin thuhet: “Poshtërimi, botërisht ose nëpërmjet botimeve apo shpërndarjes së shkrimeve, i Republikës së Shqipërisë dhe rendit kushtetues, i flamurit, i stemës, i himnit kombëtar, i dëshmorëve të kombit ose heqja, dëmtimi, prishja, bërja e padallueshme apo e papërdorshme e flamurit apo stemës së Republikës së Shqipërisë, të ekspozuara nga institucionet zyrtare, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”.

A përbën “poshtërim botërisht” të simboleve kombëtare gjesti i Ndokës e Aliajt?! Këtë duhet ta vendoste një hetim i thjeshtë i organeve përkatëse. Një hetim që në fakt nuk duket se ka gjasa të fillojë. Ndërkohë, meqë rëndom tek ne mbizotëron ndjenja e neglizhencës dhe e banalizimit të çdo gjëje, sado e rëndë dhe eksteme qoftë ajo, po i kujtojmë lexuesve tanë një rast të ngjashëm me atë që u shfaq në “Dance with me”. Është një rast që daton nga vera e shkuar, kur luheshin ndeshjet eleminatore të Kampionatit Europian të Francës. Ndeshja Kroaci-Itali e 12 qershorit tërhoqi vëmendjen masive të mediave botërore jo edhe aq për rezultatin (përfundoi në barazim 1-1), por për një detaj që u para para se të fillonte loja. Në fushën e Splitit, teksa lojtarët bënin nxemjen, u pa hija e një Svastike naziste, si ajo që kishte deformuar shqiponjën tonë në gjoksin e zotit Ndoka.

Po e botojmë foton në fjalë, bashkë me njoftimin se UEFA mori urgjent vendimin që ndeshja të luhej pa spektatorë dhe që Kroacisë t’i hiqej një pikë nga rezultati final. Pra, sanksioni qe i menjëhershëm, megjithëse hija e kryqit nazist mbi bar mezi dukej. Jo si në rastin e bluzës së famshme “shqiptaro-hitleriane”, për të cilën të gjithë heshtin.

nardooooswastika_3385509b

Next Post
Sekuestrohen 1.2 ton kanabis në Krujë, policia shoqëron 6 persona

"Gjatë operacionit ku u sekuestruan 1.3 ton kanabis pati shkëmbim zjarri me policinë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In