• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duhet një studim rigoroz për turizmin deri më 2030!

by Eduard Zaloshnja
12/08/2024 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh kur Roma e Murinjos fitoi Conference League në Tiranë, fjalët “Albania” dhe “Tirana” kanë patur një rritje eksponenciale të paimagjinueshme të përmendjes në Internet. Kështu rezulton nga një kërkim i thelluar që bëri specialisti im IT i sondazheve.

Popullariteti i rritur në Internet i Shqipërisë dhe Tiranës është shoqëruar edhe me një rritje befasuese të hyrjeve me pasaporta të huaja në dy vjetët e fundit – nga 7.5 milionë më 2022, u regjistruan 10.1 milionë më 2023, dhe pritet të shkojë 14 milionë sivjet. Pothuaj një dyfishim brenda dy vjetësh!

Ky dyfishim i hyrjeve me pasaporta të huja brenda dy vjetësh ka sjellë edhe probleme. Në media raportohen raste rritjesh qesharake çmimesh, sidomos në bregun jugor. Madje edhe vetë kryeministri i vendit i ka qortuar publikisht pronarët jugorë të hoteleve e restoranteve për rritjet e çmimeve kundër logjikës afatgjatë ekonomike.

Por vazhdimësia e një dallge të tillë turizmi nuk mund të lihet në dorë të kritikave sporadike në media, apo shpotive të kryeministrit ndaj disa operatorëve turistikë mendjeshkurtër.

Qeveria duhet të pajtojë një kompani të njohur ndërkombëtare për një studim rigoroz rreth situatës aktuale të turizmit në Shqipëri dhe perspektivës së tij deri më 2030.

Një studim i tillë mund ta ndihmojë qeverinë për strategjinë komplekse të rritjes galopante të turizmit, si edhe të ndihmojë operatorët privatë turistikë që të kenë një rritje të qëndrueshme të biznesit të tyre nga viti në vit.

Vjet, rreth 10% e Produktit të Brendshëm Bruto u krijua në sektorin e turizmit. Potenciali është 30% deri më 2030. Por duhet një strategji e mirëmenduar për ta arritur këtë potencial!

Next Post
“Krenarë!” Ministri Manja: Kemi dhënë kontribut në miratimin e Konventës së parë të OKB-së kundër krimit kibernetik

“Krenarë!” Ministri Manja: Kemi dhënë kontribut në miratimin e Konventës së parë të OKB-së kundër krimit kibernetik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In