Ministrja Belinda Balluku shprehet se rafineritë e naftës janë të detyruara për të mbajtur rezerva sigurie. “Do të ishte mirë që të dekarohej sasia që ju keni si rezerva. Masa e gjobës është deri në 50% të vlerës së sasisë së produktit që mungon nga kuota”, shprehet Balluku.
“Çështja që duhet të diskutojmë sot i përket rezervave të sigurisë, jeni në dijeni. Shpjegon momentin kur gjykohet se kur ndodhemi në një krizë, sot jemi para saj. VKM flet edhe kur çmimet rriten tejet normales. është e nevojshme që të flasim qartë se ç’kërkon qeveria sot nga ju. Kështu që ministria e i ka të gjitha të dhënat dhe janë të qarta e transparente. Pra për mbulimin e nevojave dhe rafineritë e naftës janë të detyruara për të mbajtur rezerva sigurie. Janë të detyruar të mbajnë 90 ditë rezerva. Bordi që kryeministri përmendi do të ketë dhe një detyrë tjetër, përmes të gjithë instrumentave, do të nisim një kontroll në terren, në vendin ku duhet të mbahen rezvervat. Do të ishte mirë që të dekarohej sasia që ju keni si rezerva. Masa e gjobës është deri në 50% të vlerës së sasisë së produktit që mungon nga kuota”, tha ministrja.
g.kosovari
Tani kujtohet misi i edvinit per rrezervat,qe akoma nuke e dine ne cilen bote eshte,nga jeta luksoze qe bene misi i vete shpallur kete vite.