• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Duhanpirës, bëhuni gati të lini cigaren, Brukseli do ju rrisë çmimin e paketës!

by S M
24/04/2018 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akciza e cigareve do të rritet së paku edhe me 11% deri në vitin 2021, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të integrimit me BE.

Sipas raportimit që qeveria shqiptare ka bërë në Komisionin Europian niveli i akcizës për 1000 cigare është 44 euro që nga 1 janari 2018, por deri me 2021 taksimi me akcizë do të shkojë 48,9 euro për 1000 cigare, me një rritje 11 % nga niveli aktual. Që nga viti 2016 Shqipëria ka taksuar me akcizë 18 euro për kilogram duhanin e prodhuar në vend në përpjekje për të redaktuar informalitetin në prodhimin vendas të këtij produkti. Në kuadër të integrimit në BE në aspektin fiskal Shqipëria duhet të rrisë bashkëpunimin administrativ.

Në këtë drejtim duhet të nënshkruhen marrëveshjet e taksimit të dyfishtë me Danimarkën, Qipron, Lituaninë, Portugalinë, Sllovakinë dhe Finlandën.Sa i përket kapacitetit operacional dhe kompjuterizimit, administrata tatimore ka 1569 punonjës, 22 prej të cilëve u shkarkuan për shkak të masave disiplinore vitin e kaluar. Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ende nuk ka kapacitetin teknik për të realizuar shkëmbimin efikas të informacionit me standardet BE-së.

Sistemi elektronik i administrimit të taksave ka funksionuar që nga janari i vitit 2015 si një rrjet me një platformë qendrore që vepron në të gjithë administratën tatimore, por strategjia aktuale e departamentit të iT-së nuk ofron hapa dhe afate kohore për të arritur ndërlidhjen dhe ndërveprimin me sistemet e BE-së.

Komisioni Europian vëren se performanca e të ardhurave në vitin 2017 ishte 7.8% mbi nivelet 2016, por pak më poshtë objektivit (-1.7%), kryesisht për shkak të mungesës të së arkëtimeve në tatimin mbi të ardhurat personale dhe të ardhurat nga taksat vendore.

Komisioni Europian i kërkon qeverisë shqiptare që këtë vit të bëjë funksionale kadastrën fiskale bashkitë pilot (Tiranë, Korçë, Fier, Durrës) dhe të zbatojë ligjin e rishikuar të tatimit mbi pronën.Gjithashtu Komisioni rekomandoi që të mos krijohen vonesa në rimbursimin e TVSH-së dhe të mos krijohen borxhe në këtë proces. /Monitor

Next Post
LIVE/ Presidenti i KE viziton Shqipërinë, Rama pret Donald Tusk

LIVE/ Presidenti i KE viziton Shqipërinë, Rama pret Donald Tusk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In