• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dueli Rama-Basha në hapjen e siparit të 25 prillit: Mesazhet e (pa)thëna dhe çfarë mësuam

by Ylli Pata
26/03/2021 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Edhe pse një kohë e pazakontë për nisjen e një fushate elektorale, në një pandemi që ka ndryshuar gjithçka në stilin dhe jetën e njerëzve, hapja e një fushate elektorale është eventi më i rëndësishëm përpara fundit të saj, dhe më pas rezultatit.

Hapja e siparit të betejës për të fituar qeverisjen e vendit përbën një objekt të rëndësishëm për të kuptuar, por edhe analizuar përgatitjen dhe seriozitetin e forcave në garë.

Ne pamë mbrëmë dy tablo thuajse njëkohësisht, që janë një letër lakmusi për të matur pehashin e dy forcave të mëdha në betejë: PS-së dhe PD-së.

Përveç garniturës së skenografisë, koreografisë, apo skenarit të përgjithshëm të organizimit, “mishi” i kësaj menyje janë natyrisht fjala e kandidatëve për kryeministër të vendit.

Nga këto fjalime njerëzit shikojnë dhe mendojnë se sa brumë politik kanë dy rivalët realë për postin më të rëndësishëm të Republikës së Shqipërisë.

Lulzim Basha, lideri i opozitës dhe kryetar i PD-së foli i pari. Një fjalim që nuk ishte shumë i gjatë, e nga ky aspekt pritej të ishte intensiv e inspirues.

Megjithatë ajo që u vu re në fjalimin kryesor që hapi siparin e fushatës elektorale të PD-së, “honet” dhe mungesat ishin të dukshme.

Lulzim Basha mbajti një fjalim retorik kryekëput.

Stilistika, fuqia inspiruese, finesa dhe pasuria e fjalorit mund të jetë temë debati e këtu secili mund të gjejë atë që ka ndjerë, qoftë edhe në bazë të subjektivizmit të tifozllëkut politik.

Megjithatë reçensa e kësaj pjesë, nuk është se i jep një ngjyrë të balancuar diskutimit, ngaqë natyrisht secili ka krijuar përshtypjen e vet.

Megjithatë, e dhëna faktike e fjalimit bazik të liderit që kërkon të bëhet kryeministër i vendit është e qartë: Lulzim Basha nuk foli për asnjë nga piketat bazë që një forcë politike i paraqet popullit si platformë për të qeverisur vendin. Asnjë!

Nuk foli asnjë fjalë për kryeproblemin e vendit, që është pandemia e Covid 19, asnjë fjalë për zhvillimin më të fundit në këtë fushë, siç është ardhja e sasive masive të vaksinave Sinovac.

Njerëz të opozitës i kundërshtuan këto vaksina, por cili ishte qëndrimi zyrtar i Lulzim Bashës?

Edhe nëse është kundër, duhet ta thoshtë, duke u përballur flakë për flakë me lajmin më të rëndësishëm të ditës së djeshme, që realisht eklipsoi në audiencë edhe nisjen e fushatës elektorale.

Mungesa e një qëndrimi zyrtar të PD-së për këtë aspekt kaq vital, thjesht e dërgon në periferi orientimin politik të opozitës.

Gjithashtu në fjalimin e Bashës, nuk pati asnjë nga piketat programore si do ta nxjerrë vendin qeveria e re nga bllokimi që ekonomisë i ka shkaktuar pandemia.

E njëjta gjë mund të thuhet për çështjen e dytë kyçe siç është rindërtimi, të cilin mjaft nga mediat dhe qarqet e PD-së sulmojnë kryeministrin.

Çfarë do të bëjë PD-ja nëse vjen në pushtet me kontratat e nisura, me fondet e kontraktuara dhe planet e firmosura?

Si dhe cila do të jetë zgjidhja finale e opozitës për të rikthyer ata që u dëmtuan në shtëpitë e reja?

Por nuk ishin vetëm këto dy prioritete që nuk u cekën në fjalimin e Bashës; nuk kishte asgjë tjetër të platformës politike që opozita sjell si ofertë për vendin.

Ndërkaq, le ta marrim për të mirëqenë se PD nuk dëshiron të bëjë fushatë “Për” por “Kundër” Edi Ramës dhe qeverisjes së tij 8 vjeçare.

Edhe në këtë aspekt Lulzim Basha në fjalimin hapës nuk elaboroi asnjë tezë të kësaj taktike, nuk dha një fabul të arsyeve që shtyjnë opozitën që të bërtasi “Rama Ik”.

Padyshim që shumë mund të thonë që ka kohë dhe Basha mund t’i trajtojë çështjet në vazhdim, por fillimi është gjysma e punës dhe inagurimi i fushatës përbën gurin e parë kilometrik të një beteje zgjedhore.

Të mos e ngulësh këtë gur, është natyrisht një minus i madh.

Edi Rama, nga ana tjetër, kishte një fjalim të strukturuar në dy pjesë: atë kundër dhe pjesën pro.

Në pjesën e parë, Rama u ndal dhe preku të gjitha tezat e PS-së (jo të panjohura, po të stërthëna) të mesazhit negative ndaj kundërshtarit, kryesisht mesazhit që PS synon ta drejtojë tek drejtimi “Berisha-Meta-Kryemadhi si rrezik potencial sipas saj.

Ku gjithashtu ka pasuruar panoramën edhe me elementë dhe figura të tjerë të skuadrës së opozitës.

Në pjesën tjetër të fjalimit, Rama ka folur për planin politik të mazhorancës për mandatin e tretë, njëherë si “domosdoshmëri”, sipas tij, por edhe detajimin e planeve, projekteve, afateve dhe drejtimeve që synon mazhoranca ta çojë vendin.

Kjo ishte mjaft e qartë në fjalimin hapës të fushatës elektorale të PS-së.

E që në fakt ja vlente të diskutohej mbrëmë në panelet e darkës, për t’ju dhënë mundësi shqiptarëve të jenë sa më të qartë dhe sa më të mbushur mbi përmbajtjen e propozimeve politike të dy kampeve.

Por debati, edhe kur ishte Rama në panel, edhe në të tjerët, devijoi në qasje periferike…

TemA

Next Post
Kush janë dy trafikantët që Artan Shkëmbi i njoftoi se po hetoheshin nga Gjermania/ Avokati: Ai s’kishte…

Akuza se dekonspiroi operacionin gjerman/ Gjykata rikthen në detyrë numrin 2 të OFL-së, Artan Shkëmbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

March 16, 2026
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

March 16, 2026
“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

March 16, 2026
Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 16, 2026
Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

March 16, 2026
Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

March 16, 2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

March 16, 2026
Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In