Kane dale ne drite detaje te reja për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Policia Britanike ka deklaruar se ish-spiuni rus dyshohet të jetë spërkatur me lëng helmues në rrugë. Një ditë më parë detektivët e antiterrorizmit morën përsipër hetimin mbi helmimin e dyshuar të një agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në një masë që do të rriste frikën për një përpjekje të vrasjes së sponsorizuar nga Kremlini. Policia dhe MI6 nuk janë ende në dijeni për natyrën e substancës së administruar ndaj Sergei Skripal, 66 vjeç dhe vajzës së tij Julia, 33 vjeç.
Sergej Skripal, ish-koloneli që punoi për britanikët e i dënuar nga rusët, në bisedë me avokaten në vitin 2006