Goli i Armando Brojes ka mjaftuar për ti dhënë një fitore tepër të vyer Kombëtares.
E teksa Shqipëria fiton ndaj Hungarisë në ‘Puskas Arena’ me rezultatin 1-0, urime kanë ardhur edhe nga politika shqiptare.
“Zemrat plot krenari për kombëtaren #kuqezi ” shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa shpërndan një foto të festës së “Kuqezinjve”.
Ndërkohë Presidenti Ilir Meta shkruan se kjo ishte një super fitore.
“Super Fitore! Urime Kombëtares tonë dhe të gjithë tifozave kuqezinj! ” shprehet Meta.
Nderkohe qe ne foto vihet re se si kreu i opozites ashtu dhe kreu i shtetit, jane perfshire ne nje “duel” se kushe ben simbolin e “shqiponjes” me mire./m.j