• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dueli i heshtur 2016”, një marinar egjiptian dyshohet të ketë devijuar anijen “Çelepia”

by Aalison Pearse Stevens
22/06/2016 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy anije peshkimi kanë humbur kontaktin që dje me pikën e kontrollit në portin e Durrësit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se janë anijet “Çelepia” dhe “Qamili”, secila me 3-4 anëtarë ekuipazhi në bord.

Njoftimi për humbjen e kontakteve është bërë nga pronari i “Çelepias”

Anija “Qamili” është arritur të identifikohet ndërsa peshkon në grykëderdhjen e Bunës, por anëtarët e ekuipazhit të saj kanë humbur kontaktet me dispecerinë e peshkimit në Durrës.

Situata paraqitet më e paqartë për anijen tjetër “Çelepia”, vendndodhja e të cilës nuk është lokalizuar ende. Sakaq, kapitaneria e portit të Durrësit dyshon se ka dalë në ujërat egjiptiane. Dyshohet se një marinar egjiptian, që ishte në bord i ka dhënë drejtim në atë krah. Kapiteni Pavlin Ndreu thotë se: “Dyshojmë se “Çelepia” ka dalë në Egjipt”.

duel i heshtur

Duket si një përsëritje e filmit “Dueli i heshtur”, veçse me kah të kundërt, ku marinari Skënder, i luajtur nga Rikard Ljarja, i vetëm kundër tre, arriti të merrte kontrollin e anijes dhe ta kthente në portin e Durrësit.

Babai i motoristit Luan Mema i anijes “Çelepia”, thotë se anijet kanë 5 ditë që kanë dalë në det, ndërsa apelon që shteti t’i gjejë. “I bëj thirrje shtetit të gjejë anijet, jemi të shqetësuar”, apelon Lulzim Mema.

“Djali im ka dy vite që merret me peshkim. Kam folur me të në telefon. Jam në merak shumë. Në bord ishte kapiteni, një egjiptian dhe im bir”, tha babai i Luanit.

Bujar Bala, kryedispeçer i peshkimit pohoi për ‘News24’ se anija ‘Çelepia’ nuk ka lokalizues, ndërsa theksoi se kontakti i fundit me ‘Qamilin’ ishte dje në mëngjes.

Nëse nuk vendoset kontakti, pritet që dispeceria e peshkimit ne Durres te nisë kërkimin.

D.I.

Next Post

Dhuna ndaj fëmijës, PD: Qeveritarët kanë marrë rryshfet që lejuan kopshtin e palicensuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In