• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dueli Basha-Nishani dhe “kryeministri” Meta

by Eduard Zaloshnja
17/05/2016 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja/

Në lajmin për takimin e sotëm Basha-Majko, Top Channel-i kishte përdorur titrat “Takimi ‘presidencial’ Majko-Basha”. Pamjet ekskluzive të takimit, të transmetuara nga ky televizion, lënë të kuptohet se takimi mund t’i jetë lajmëruar më parë nga organizatori i tij, Majko, dhe se zgjedhja e fjalës “presidenciale” në titra mund të mos ketë qenë e rastësisshme.

Në pamje të parë, ky lajm “i mbjellur” lë të kuptohet se ka filluar një duel i heshtur Majko-Nishani për presidencën, por në fakt, dueli që ka kohë që ka filluar duket se është ai Basha-Nishani, për postin e kryetarit të PD-së. Dhe ky duel duket se është tejet i lidhur me betejën më të rëndësishme politike në vend – atë për postin e kryeministrit në 2017-ën.

Basha ka deklaruar në mënyrë taksative se “sa të jetë kryetar i PD-së, nuk do të ketë kurrë një koalicion me LSI-në”. Dhe kjo deklaratë e tij shoqërohej me kërkesën për dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta. Në kundërpërgjigje të këtyre deklaratave, Meta deklaroi nga Skrapari se po krijohej një paradoks, kur dukej se PD-ja e PS-ja ishin në opozitë, dhe se LSI-ja ishte e vetme në pushtet. Më tej, ai i dërgoi një mesazh publik Doktor Berishës, duke thënë pak a shumë se, kur “malësori skraparlli” i thotë po “malësorit tropojan”, po-ja mbetet po.

Qysh prej asaj dite, Basha etj. nuk e sulmuan më LSI-në, ndërsa Berisha ka deklaruar publikisht tri herë se nuk e parapëlqen një koalicion me LSI-në para zgjedhjeve të 2017-ës, por do ta pranonte pas tyre, nëse rezultatet e zgjedhjeve do ta kërkonin atë, si në 2009-ën.

Po përse Meta do të pranonte të ndahej nga koalicioni i “familjes së majtë”, e të rikthehej në koalicionin e Doktorit? Për të qenë zv.kryeministër i Bashës?… Apo për të vazhduar të jetë në postin e kryeparlamentarit?…

Ribashkimi me koalicionin e Berishës pas zgjedhjeve, presupozon daljen më vete të LSI-së para zgjedhjeve. Dhe kjo është një lëvizje me rreziqe elektorale (një parti merr më shumë mandate parlamentare, kur është brenda një koalicioni të madh).

Meta mund t’i futet një rruge të tillë të pasigurtë, vetëm nëse Berisha i ka premtuar postin e kryeministrit (prej të cilit iku i detyruar nga marrëveshja Nano-Berisha më 2002). Duke bërë llogaritë se koalicioni i Ramës (pa LSI-në) ka marrë 66 mandate në dy palë zgjedhje parlamentare rresht, Berisha mund të shpresojë se Rama nuk do të jetë në gjendje as këtë herë ta krijojë qeverinë i vetëm. Dhe ndoshta Rama nuk do të jetë i gatshëm t’ia japë postin e kryeministrit Metës, në një qeveri “të majtë”.

Por ku hyn në këtë analizë takimi Basha-Majko? Nga fjalët publike të Berishës dhe nga takimet që bëjnë ambasadorët me të (pas çdo takimi me Bashën), kuptohet qartë që ky i fundit nuk është më “djali i besuar” i Doktorit. Ndërsa aktivizimi i skajshëm politik i Bujar Nishanit në muajt e fundit, u jep mesazhin militantëve të PD-së se ai është tani “djali i besuar” i Doktorit. Në rast se Basha e kundërshton marrëveshjen e presupozuar në këtë analizë, mes Berishës dhe Metës, për postin e kryeministrit të ardhshëm (dhe flirton me Majko-Ramën), Berisha mund ta bëjë hasha.

Dhe Nishani mund ta zëvendësojë Bashën në krye të PD-së. Dhe militantët nuk do ta kundërshtonin këtë gjë. Sepse Bujari është treguar vërtet Besniku i Partisë.

Po shqiptarëve të thjeshtë ç’u hyjnë në punë këto ekuacione politike? Shumica e tyre thjesht duan që punët të shkojnë më mirë në Shqipëri.  Por, siç kishte thënë Afrim Krasniqi sot në një intervistë, kjo do të ndodhë vetëm kur të ikin nga skena politike ata që u shfaqën në të, në fillim të viteve ’90… a.k

Next Post

Berisha: Europol nxorri bllof Ramën, policia shqiptare s'ka qenë pjesë e operacionit për Escobarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In