• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dubai vendi i bosëve të krimit, Hoxha: Drejtojnë bizneset e tyre dhe takojnë politikanë e personazhe showbizi

by Java News
06/11/2021 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emiratet e Bashkua janë kthyer në  vendin e strukjes së grupeve dhe bosëve të përfshirë në  botën e krimit.

Gazetari Investigativ Artan Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se Dubai tashmë është kthyer në vendin që ofron luksin e frenuar për personazhet e botës së krimit të cilët nuk japin llogari për paratë që kanë.

Ndër të tjera ai është shprehur se ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara është i vështirë, kjo i favorizon personazhet e përfshirë në grupet kriminale që të jetojnë lirshëm në Dubai.

“Nga fillimi i dekadës nga viti 2011-2012 kur në Dubai shpërtheu si burim i turizmit shumë personazhe të showbizit filluan ta frekuentonin për hobi, për ta parë, për të qenë larg kundërshtarëve të tyre pasi ishin të lirshëm. Aty panë se po krijohej një destinacion i ri botëror ku mund të bëjë jetë luksi dhe mund të shkoje me para që askush nuk të kërkonte llogari sesi i kishe fituar, me të vetmin kusht që të mos ishe i implikuar në ngjarje kriminale që kishin të bëjnë me terrorizmin dhe të mos bëje aktivitete kriminale brenda Emirateve të Bashkuara. Arrestimet e bërë kohët e fundit e treguan qartazi këtë dhe kush personazhe ishin atje. Këto personazhe dinë dhe një gjë tjetër se ekstradimi nga Emiratete e Bashkuara, nëse kanë investuar atje nuk i ke sjellë probleme shtetit dhe ke një pasaportë të vendeve të BE-së. Ndaj shumë personazhe të botës së krimit që janë kapur atje nuk është bërë ekstradim për në vendin tonë.

Sa më shumë futeshin grupet shqiptare në trafikun e kokainës, aq më tepër shikonin si mundësi Dubain për të jetuar, Atje ka lehtësira për të jetuar, në momentin që ti blen një pronë 100 mijë euro ti mund të marrësh një leje qëndrimi. Të gjithë rastet që unë kam ndjekur që kanë jetuar në Emiratet e Bashkuara kanë arritur të marrë një lejë qëndrimi por nuk kanë shtetësinë dhe sikur të kesh miliona euro investime”, ka thënë Hoxha.

Ndër të tjera gazetari ka theksuar se tashmë bosët e grupeve kriminale, tashmë kanë krijuar vendqëndrimet e tyre në Dubai dhe po e drejtojnë nga andej aktivitetin e tyre kriminal.

Ato janë të vendosur në një kontinent tjetër në Azi dhe bëjnë një ndërlidhje me drogës që vjen nga Amerika Latine për në Bashkimin Evropian.

Hoxha ka theksuar se bosët e shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare të vendosur në Dubai bashkë me familjet zhvillojnë takime me politikanë, personazhe të showbizit dhe drejtojnë aktivitetin e tyre pa u përballur me drejtësisë.

“Po të shikosh pjesa dërrmuese e grupe të krimit të organizuar që merren me trafikun e kokainës kryesisht ato që kanë lidhje me Amerikën Latine, direkt me origjinën e kokainës, janë të përqendruar në Dubai, dhe nuk janë vetëm bosët aty por edhe familjet e tyre. Sipas raportit që ka DASH sot në Dubai gjenden ish autokratë, diktatorë, kryeministra, ish kryeministra të botës së tretë që kanë pasur probleme me drejtësinë në vendin e tyre dhe janë vendosur e po jetojnë aty, në Dubai gjithashtu gjenden personazhe të krimit të organizuar, jo vetëm shqiptarë. Shqiptarët mund të jenë ndër të fundit që kanë shkuar atje.

Sot kemi bosë të krimit të organizuar që vijnë nga Shqipëria e mesme, Tiranë, Durrës, Elbasan, Lushnje që janë të përqendruar aty dhe janë vendosur aty. Deri më tani jam kurioz të di nëse kanë ndonjë aleancë mes tyre nëse atë që i kanë pasur në Shqipëri i kanë zhvilluar dhe atje. Ato në një vend të sigurt siç janë atje, mund të bëjnë dhe marrëveshje. Ne akoma nuk kemi një kartel të mirëfilltë edhe pse vazhdimisht i janë referuar organizatës “Los Blancos” që një nga drejtuesit kryesor u ndalua në Emiratet e Bashkua por nuk është ndalur, por nëse do të ketë një kartel ai do të vijë nga një kooperim i këtyre organizatave që janë të vendosur bashkë me familjet në Dubai.

Problematika kryesore është se bosët e krimit shqiptarë janë të vendosur atje, bëjnë takime me këngëtare, me politikanë dhe po e drejtojnë aktivitetin kriminal nga Dubai. Ato e drejtojnë një trafik që nis nga Amerika Latine, për në Bashkimin Evropian. Ato nga Dubai bëjnë rekrutimin e anëtareve të rinj nga Shqipëria”, është shprehur ndër të tjera Hoxha./m.j

Next Post
LSI zbriti nga 20 në 4 deputetë/ Kryemadhi: Misioni vazhdon. Përmes votës në 25 Prill, qytetarët na kanë besuar përfaqësimin

LSI zbriti nga 20 në 4 deputetë/ Kryemadhi: Misioni vazhdon. Përmes votës në 25 Prill, qytetarët na kanë besuar përfaqësimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

December 28, 2025
Lë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën/Raporti: Shqipëria, vend i mirë për të dalë në pension

Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

December 28, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 28, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk po luftohet korrupsioni, por ekonomia

December 28, 2025
Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

December 28, 2025
“Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazën”/ Netanyahu pranon planin e Trump, pritet vendimi i Hamas 

Gaza dhe Irani në fokus?! Netanyahu niset drejt SHBA-ve, do të takojë Trump

December 28, 2025
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

December 28, 2025
Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com