• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duartrokitjet janë të parakohshme për kreun e SPAK-ut

by Denis Dyrnjaja
20/12/2022 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Me shpejtësinë e erës po qarkullon nëpër mediat online lajmi se kreu i ri i sapozgjedhur i Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit Altin Dumani, jeton në një apartament të ndërtuar me parafabrikat. Ka patur plot gjyqtarë e prokurorë në të shkuarën e afërt që bënin një jetë modeste me makina shumë të thjeshta, madje udhëtonin edhe në këmbë për të mos rënë në sy, por hetimet zbuluan pasuri marramendëse të tyre, që kryesisht pretendonin se i kishin të dhuruara nga fisi ose bashkëfamiljarët bujarë, që çuditërisht nuk i donin për vete prona e para cash, por kishin vendosur t’i ndanin pikërisht me të afërmit e tyre. Altruizëm i paparë.

Për çudi ky fenomen dhurimi ishte specifikisht i përhapur vetëm në këto dy kategori në Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, se pjesa tjetër dërrmuese e shqiptarëve janë pikërisht nëpër gjykata për sherret që kanë mes tyre posaçërisht se nuk i falin gramin e pasurisë njëri tjetrit. Paradoks më vete dhe ky. E kanë qenë pikërisht këta njerëz te drejtësisë, pra kolegët e z Dumani që duhej t’iu jepnin drejtim këtyre mosmarrëveshjeve pasurore shpesh degraduar edhe me sherre fatale për jetën, ndërkohë që vetë kishin prekur parajsën e fatit me familjarë zemërmëdhenj që iu dhuronin atyre troje, apartamente, vila e para cash si shprehje dashurie fisnore. Por le t’i kthehemi aktualitetit.

Duke marrë të mirëqenë faktin se vërtet kreu i SPAK-ut z Dumani jeton në mënyrë modeste dhe pa salltanetet e “zullumqarëve të hershëm dhe rishtarë” të drejtësisë, prova e ndershmërisë, integritetit të tij nuk është fakti se ku jeton, por se si punon. Pra çfarë rezultatesh do të ketë si prokuror dhe drejtues i SPAK-ut. Psh kolegët gazetarë kanë marrë informacion se ku banon z Dumani dhe lajmi që jeton në një apartament modest po përhapet me shpejtësi. Por do ishte më produktive sikur kolegët të hapnin dosjet e çështjeve të prokurorit Dumani. Aty p.sh mund të gjenden raste korrupsioni të pretenduara nga z Dumani për shuma banale deri në 1 ml lekë të vjetra që janë regjistruar si çështje të suksesshme. Por nuk do gjeni dot ndonjë hetim ministri ose ish ministri të korruptuar.

Nuk do gjeni ndonjë çështje të përfunduar në këto 3 vjet me vendim të formës së prerë konfiskimi pasuror për shumë prokurorë apo gjykatës me vila, pasuri e para të thata, pra përballje me kolegët e tij të korruptuar. Kjo na thotë se z. Dumani deri tani duket se ka mbyllur njërin sy, ose ligji është përdorur në mënyrë selektive. Është pikërisht kjo prova e ndershmërisë, nisja e ndëshkimit të ligjit nga miqtë e kolegët e korruptuar të tij në nivele të larta në politikë e drejtësi. Se pas 3 vjetësh kur të ketë mbaruar mandatin si kryetar i Prokurorisë së Posaçme, nuk do bëjmë statistikat e parafabrikatit ku banon e si jeton. Shqiptarët kanë 30 vjet që dëgjojnë llogje e demagogji me heronj e mite fals për beteja kundër korrupsionit, që i krijojnë dhe rrëzojnë po vetë në fund.

Përtej paragjykimit z Dumani jo si kryetar i SPAK-ut, por si një prej prokurorëve të kësaj strukture të posaçme hetimore të tregojë me fakte e prova reale se përpara ligjit janë të barabartë të gjithë. Dhe këtë duhet ta nisë me kolegët dhe ish kolegët e tij të kamur në sistemin e drejtësisë me paratë e hallexhinjve të gjykatave dhe me politikanë e shtetarë të korruptuar për të cilët SPAK-u është krijuar. Faktet janë aty të kamufluara ose jo. Detyrë e z Damami dhe e bashkëpunëtorëve të tij në SPAK, është të na provojë se profesionalisht janë të aftë të zbulojnë si u bënë të pasur ish-kolegët e tij, shumica e të cilëve mbaruan shkolla duke jetuar me sakrifica në konvikte e shtëpi me qira, me pamundësi ekstreme për t’u veshur e ushqyer e sot kanë saraje e pasuri marramendëse në kryeqytet e bregdet.

Duartrokitjet zakonisht vijnë në fund të shfaqjes jo në fillim të saj ndaj t’i rezervojmë ato për pas 3 vjetësh. Shfaqja për z Dumani sapo ka filluar…të shohim nëse do t’i meritojë ato. Paraardhësi i tij erdhi në krye të SPAK, pa dhe iku në qetësi. A do të jetë dhe z Dumani njëjtë si ai?!

Next Post
Shembja e pallatit në njësinë Nr.4, Veliaj: Kemi qenë transparent, çdo banor ka marrë përgjigje

Shembja e pallatit në njësinë Nr.4, Veliaj: Kemi qenë transparent, çdo banor ka marrë përgjigje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

February 13, 2026
Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, asnjëri me precedentë penal në Spanjë. Dyshimet e hetuesve

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

February 13, 2026
“Ta mbash me shëndet”, Sula i premton Ramës përkushtim 24 orë si Kryeinspektor i Përgjithshëm

“Ta mbash me shëndet”, Sula i premton Ramës përkushtim 24 orë si Kryeinspektor i Përgjithshëm

February 13, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

February 13, 2026
Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

February 13, 2026
Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Si do jetë moti në fundjavë? Reshje shiu dhe rrebeshe, në zona malore edhe dëborë

February 13, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës në Seman?

February 13, 2026
Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In