• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duam Palestinën shtet”, Rama ia thotë në sy Ergodanit: Ja ku ndahemi për konfliktin në Gaza

by A R
10/10/2024 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp përkrah Rexhep Tajip Erdogan, ia tha në sy Presidentit turk se është Hamasi dhe terrori i ushtruar prej tyre, pika ku ndahen Tirana dhe Ankaraja sa i përket qëndrimit për konfliktin mes Izraelit dhe Gazës.

Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se Shqipëria është pro një armëpushimi që duhet të kushtëzohet me lirimin e pengjeve dhe zgjidhjes për paqe afatgjatë me dy shtete, duke pranuar se duhet të krijohet shteti i Palestinës.

“Në një pikë kemi një këndvështrim të ndryshëm, sepse duke qenë tërësisht të vendosur bashkë me Republikën e Turqisë dhe me shumë të tjerë, po flas për këtë marrëdhënie kundër terrorizimit, kundër terrorit. Për ne terrori në çdo formë dhe me çdo pamje që të shfaqet është i pa tolerueshëm. Ne jemi absolutisht dhe kemi votuar në Këshillin e Sigurimit për një armëpushim,  që patjetër duhet të nënkuptojë dhe lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve, por për ne Hamasi dhe çdo burim tjetër i terrorit nuk ka vend në të ardhmen paqësore”, tha Rama.

Në vijim kryeministri deklaroi se ai dhe Erdogan ndajnë të njëjtin qëndrim për faktin se populli palestinez ka të drejtën të jetojë i lirë, duke pranuar se duhet të krijohet shteti i Palestinës.

“Sot përveç konfliktit të tmerrshëm në Ukrainë që po godet në mënyrë të pamëshirshme dhe krejtësisht të padrejtë një popull që është në të drejtën e vetë për të jetuar i lirë dhe për ta zgjedhur vetë se ku do të pozicionohet, edhe ajo që ndodh çdo ditë në Gaza është një tragjedi kolosale. Ne bashkë ndajmë me Presidentin Erdogan vlerësime të njëjta lidhur me agresionin rus në Ukrainë dhe lidhur me të drejtën e pamohueshme të popullit palestinez për të jetuar i lirë në shtetin e tij, por Hamasi dhe çdo burim tjetër i terrorit nuk ka vend në të ardhmen paqësore e që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina, të cilat duhet të jetojnë të sigurta dhe askush nuk duhet të vërë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së tyre”, u shpreh kryeministri.

/a.r

Next Post
I shiti Kosovës dronët Bajraktar, Erdogan mund të “zbusë” Vuçiçin me një marrëveshje ushtarake

I shiti Kosovës dronët Bajraktar, Erdogan mund të “zbusë” Vuçiçin me një marrëveshje ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In