Arbana Osmani moderatorja simpatike e Top Chanel ka publikuar në Instagram foton e një plazhi piktoresk.
Bëhet fjalë për plazhin e Jacobit në Dubrovnik, Kroaci, që do të jetë destinacioni i radhës i emisionit më të ri “Dua të të bëj të lumtur”.
Pas fotos së postuar nga Arbana, kanë vërshuar komentet e fansave duke thënë se të gjithë do të donin të ishin në vend të saj dhe se ajo është me fat, që viziton vende të tilla.