• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dua të shes veshkën të ushqej vajzën”, historia prekëse e nënës së re

by A R
28/04/2018 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dua të shes veshkën”. Këto janë fjalët e një nëne që i është drejtuar emisionit Fiks Fare në “tch” me këtë kërkesë të pazakontë për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ajo tregon se e ka menduar gjatë dhe pamundësia ekonomike e ka detyruar të vendosë për të kryer këtë veprim.

“Burri im është i sëmurë dhe nuk ka mundësi të punojë, shtëpi nuk kemi, jetojmë te prindërit e mi. Ata nuk kanë pension. Të vetmet të ardhura janë rroga ime prej 220 mijë lekësh të vjetra”, tregon ajo historinë për të shpjeguar se çfarë e ka shtyrë të marrë vendimin për të shitur veshkën.

Ajo tregon për Fiks Fare se këtë e bën për vajzën e saj, e cila është vetëm 15 vjeçe dhe dëshiron që ajo të jetojë si adoleshentet e tjera.

“Dua të bëj diçka për të, t’i lë të paktën një shtëpi, të tregoj se unë mund të bëj diçka për të, pasi për të do të jepja jetën”, rrëfen gruaja e re, e cila është rreth të 40-ve dhe jeton në Tiranë.

Nëna e re shpjegon se ka dy vjet që e mendon këtë gjë, por nuk i ka treguar askujt dhe dëshiron që sidomos vajza e saj mos ta mësojë kurrë këtë fakt.

Madje, ajo thotë se disa herë është drejtuar për të ardhur te Fiksi, por është kthyer rrugës. Edhe ditët e fundit është afruar dy-tre herë, derisa ka vendosur të hyjë në redaksi dhe të bëjë kërkesën e veçantë.

“Kisha frikë sesi do e merrnin njerëzit, sesi do më gjykonin, si do më shihnin, se unë nuk kam frikë për jetën time. Këtë po e bëj për fëmijën tim dhe nuk druhem për asgjë, prandaj, ju lutem më ndihmoni”, mbyll rrëfimin e saj nëna e re, teksa i dridhet zëri, me shpresën se nëpërmjet emisionit, dikush do e dëgjojë dhe veç faktit se ajo do i vijë në ndihmë familjes së saj, me këtë veprim do të ndihmojë edhe dikë që do e ketë të nevojshme transplantin e një veshke.

  

Next Post
Mjekët i hoqën aparaturat, ndërron jetë 2-vjeçari që preku botën

Mjekët i hoqën aparaturat, ndërron jetë 2-vjeçari që preku botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

February 9, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
“Vranë serbë, romë dhe shqiptarë”, Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK

“Vranë serbë, romë dhe shqiptarë”, Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In