• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dua të më njihen meritat”, Edi Paloka: Unë e shpëtova PD-në, se Berishën e mashtruan

by S T
13/07/2024 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, për vjedhjen e fondeve të Bashkimit Evropian, ku tha se ai është akuzuar nga opozita për afera edhe më të rënda.

“Ilir Beqaj që ka disa padi, për miliona euro që na vidhen neve, është arrestuar për disa mijëra euro që i ka vjedhur BE-së. Imagjinoni çfarë monstrash janë këta. Duke qenë në situatë të sikletshme, sërish vjedh”, tha Paloka.

I ftuar në emisionin Kjo javë në News 24, deputeti u shpreh se sipas tij, drejtësia në vend bëhet ashtu siç do kryeministri Rama.

“Drejtësia e Ramës është si koha e Enver Hoxhës. Këtu ka marrëveshje, iu thotë Rama që shkoni bëni nja 6 muaj burg me akuza të lehta, se këta kanë vjedhur me Edi Ramën. Edhe Arben Ahmetaj nuk ka folur shumë, që nuk pranoi të bashkëpunojë me Ramën.

SPAK metaforikisht po vepron kështu, që dikush ka bërë vrasje prsh, e merr se ka kaluar vijat e bardha me semafor të kuq, për akuza qesharake pra. SPAK është i kapur. Edhe te rasti i Olta Xhaçkës, ligji për ta është se çfarë vendos Edi Rama.

Nëse Rama thotë se në Shqipëri do ketë diell, do ketë diell, nëse thotë se do ketë shi, do ketë shi. Edhe parlamenti vepron siç thotë Rama, njësoj është dhe rasti i Xhaçkës”, tha deputeti i PD.

Më tej Paloka u ndal dhe te situata e opozitës në vend, teksa thekson se meriton disa merita për bashkimin e PD.

Paloka u shpreh se PD ka qenë një objektiv për tu shkatërruar totalisht si parti dhe pretendon se Rama është ai që ka sajuar të gjitha këto.

Demokrati tha se Berishës iu dha informacion i gabuar dhe ai i shpjegoi situatën që të mos të hiqnin dorë nga PD, sepse deputetët mblodhën firma dhe ishin gati të formonin një grup të ri.

Teksa kërkon meritat sipas të cilit i takojnë, Paloka thotë se herë pas here ai duhet të kujtojë përpjekjet që ka bërë për PD, sepse të tjerët i harrojnë.

“Thotë dikush ca betejash paskeni bërë ju, ju keni marrë vulën por ju i keni pasur ato. Por unë them që qëllimi ka qenë që PD të shkrihej dhe kjo ka qenë shumë afër, por ne kemi bërë shumë përpjekje.

Ka pasur një periudhë që ja mbushën mendjen edhe Berishës, por i kishin dhënë një informacion të gabuar dhe isha unë ai që e kundërshtova e ja shpjegova, dhe ai më dëgjoi. Prandaj them që i dua ca merita, sepse i meritoj dhe duhet t’i kujtoj sepse i harrojnë.

Deputetët deshën të heqin dorë nga PD dhe donin që të krijonim një grup tjetër, por unë dhe Berisha këmbëngulëm dhe jemi sot këtu ku jemi. Rama për pak e arriti qëllimin e tij për të shuar fare PD”, tha Paloka.

Next Post
Inxhinieri që jeton në Kanada prej ’93: Kolegët e mi jetojnë më mirë në Shqipëri, se sa unë këtu!

Inxhinieri që jeton në Kanada prej '93: Kolegët e mi jetojnë më mirë në Shqipëri, se sa unë këtu!

Comments 1

  1. M.B . says:
    2 years ago

    Ke te drejte je 100% demokrat

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Shkurt 2026

February 13, 2026
Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

February 13, 2026
Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

February 13, 2026
Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

February 13, 2026

Plani për 2026-ën, Rama ‘aktivizon’ ministrat! Mbledhje në Kryeministri

February 13, 2026
Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

February 13, 2026
Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In