• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dua të iki, më është shpifur çdo gjë këtu! A është kjo arsye për “azil”?

by A R
01/12/2015 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Sot shumë shqiptarë kanë ikur, e po ikin, duke kërkuar azil në Perëndim. Disa janë kolegë të mitë, gazetarë, që kanë sajuar ca histori kërcënimesh me kriminelë e ISIS­ra. Të tjerë shqiptarë ikin e thonë se jam homoseksual, e në Shqipëri më persekutojnë. Disa sajojnë ndonjë copë letër sikur janë në hasmëri gjakmarrjeje. Disa sajojnë edhe persekutime politike. Ca të tjerë ikin “me kismet, të dalë ç’të dalë”.

Unë dua të iki, por nuk kam asnjë prej këtyre arsyeve dhe nuk dua të marr mundimin ti sajoj. Unë dua të iki, sepse nuk e duroj dot më këtë klasë politike mashtrusese. Nuk duroj hipokrizinë e hajdutëve, kur i shikoj të flasin në parlament “për interesat e popullit dhe të vendit”. Nuk i duroj politikanët(kot lodhesh ti quash të majtë e të djathtë, këta s’kanë as krah, as ideale) ndërsa tallen me popullin më të varfër të Europës.

Ma ka shpifur klasa e biznesmenëve, që pasurohen me paratë popullit, duke bërë shoqëruesin e dhëndrit(kryeministrit, sipas radhës) të cilit i mbërthejnë zinxhirin se herë pshurroset nëpër botë. Ma kanë shpifur zyrtarët e vegjel, që kapardisen si shefat e tyre dhe që kërkojnë rryshfet për çdo letër që duhet të të firmosin. Ma shpif kur dëgjoj që duhet të vendosë deputeti edhe se kush do të punojë si bojaxhi në spital.

Ma kanë shpifur gjykatësit e prokurorët që shesin me para lirinë e kriminelëve, apo drejtësinë për hallexhinjtë. Ma kanë shpifur edhe shqiptarët e thjeshtë, ata që shqyhen e cirren mes tyre, kur zihen për partitë. Ma kanë shpifur votuesit që shesin votën për 20 mijë lekë të vjetra. Ma kanë shpifur ata që vihen në rresht si delet, që votojnë qorrazi duke thënë: hë mo se të gjithë njësoj janë. Ma kanë shpifur edhe ata, të paedukatët, që pëllasin rrugëve, që u bien borive të makinës edhe kur semafori është mbyllur, edhe kur këmbësori ecën tek vijat e bardha.

Ma kanë shpifur edhe ata që hedhin plehrat nga dritarja, që i lënë në ashensor, apo ti lënë në kabinë të makinës kur del në mëngjes. Parë në këtë këndvështrim, ky popull ka bash mu politikën dhe qeverinë që meriton, madje unë mendoj se akoma s’e ka gjetur atë që meriton tamam, pra qeverinë që ti punojë qindin, pasi deri tani i kanë bërë të 99­tat. Por unë nuk i pranoj këto. Kam pastruar e bërtitur kundër atyre që ndosin, sa jam lodhur. Ka shkruar kundër hajdutëve e palacove, në politikë e në biznes, ndaj s’kam bërë “prokopi” si kolegët e mi në Lagunën blu, apo fshatrat e tjerë “blu” e “mavi”.

Jam lodhur duke shkruar e bërtitur ndaj mungesës së drejtësisë, por edhe edukatës, shkatërrimit e degradimit të shoqërisë, vlerave e pasurive natyrës. Tani thjeshtë nuk dua të jetoj më këtu. A mund të jenë këto arsye të mjaftueshme për të marrë azil në një vend perëndimor? Nuk jam as i kërcënuar, as i ngujuar, as homoseksual, as i persekutuar… Thjeshtë nuk dua të jetoj më këtu.

Next Post

BMW 750X, një superveturë që vjen nga e “ardhmja” (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In