• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dua të bëhem president

by Edmond Arizaj
18/04/2022 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Arizaj

Pse jo?! Kam disa tituj: një doktor, një profesor, një master shkencor, një tentativë për akademik. Do thoni ju se s’kam bërë ndonjë libër, ndonjë studim tronditës, apo se i kam akoma mustaqet e zeza. E çë pastaj? Thellësia e mendimit që oshëtin në kokat boshe, që unë dua t’i mbush, të atyre që nuk kuptojnë, është pasaporta ime për të kaluar nga anonim popullor në udheheqës.

Sepse unë di si udhëhiqet vendi ynë. Këtu ndryshoj nga gjithë të tjerët, nga ata që kanë premtuar, që premtojnë e që do të premtojnë sikur edhe ata dinë si udhëhiqet ky vend. Vetëm unë e di. Natyrisht që nuk e them. Nuk e them sepse megjithëse e dua vendin, jam gati të jap jetën për të, nuk mund ta jap formulën e udhëheqjes që pastaj të më thonë herës tjetër ty, se këtë herë po zgjedhim fistëkun. Si të duan. Po unë vendin dhe popullin tim i njoh me pëllëmbë.

Madje njoh dhe më përtej. Unë di se çfarë do populli im. Asnjë president deri më sot nuk e ka ditur. Madje as Enveri. Populli nuk do bukë me djathë e me dhallë, o ju plastë e mendjes. Populli do dhallën në fillim dhe pastaj bukën me djathë. Kjo është thelbësore, sepse dhalla, sidomos ajo nga buallicat e Shpiragut, ka një efekt adrenaline.

Një të pirë atë dhe me vetëm 1 mijë katundarë merr Çamërinë për tre orë dhe e shpon tejpërtej Greqinë duke i bërë një dalje passhpine në ishujt që shohin nga Turqia. Aty me zjarrin atdhetadësh në gji, hidhemi e marrim ish-Trojën e dikurshme, që ndodhet diku në Hisarlik. Është e jona. Në disa shpella janë gjetur kakërdhi delesh dhe nga ekspertizat e bëra, por që mbahen sekret nga ata që nuk e duan Shqipërinë, del se ato janë ushqyer me tërfil që përbërjen kimike e ka si tërfili i Lunxhërisë. Pastaj vitin e dytë presidencial do tentojmë marrjen e Beogradit.

Aty s’ka nevojë hiç për analiza kakërdhish, sepse realisht serbishtja është si një fëmijë shtatanik i shqipes dhe prejardhja e serbëve duket ashiqare, sidomos tek gratë e vajzat serbe, bukuria e tyre, është shembulli i qartë i kryqëzimit me shqiptarët e hershëm. Pra ta kthejmë vendin në kufijtë dhe shtrirjen që kemi pasur kur numrat nuk egzistonin ende. Mos të dëgjojmë antishqiptarët që na thonë se vendi ka prioritete të tjera, emergjente. Nuk ka më emergjencë se sa mbushja e boshësisë me krenari, krenari boshe vërtetë, po ama krenari.

Ç’të them tjetër? Unë e di që mbështetjen tuaj e kam. E di që edhe atdhetarët shqiptarë prej atyre që ankohen se s’kanë bukë të hanë, por merren me politikë, edhe ata që s’dinë të shkruajnë shqip, por ama japin çdo ditë mbështetje e mendime të pjekura për atdhedashës si unë, i kam në krahë. Problemi i vogël qëndron se duhet të zgjidhem nga Parlamenti. Vërtetë edhe këta janë zgjedhur nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë, po mua më mbeten ata 1 milionë që nuk kanë votuar.

Nëse ata 140 deputetë zgjedhur nga ky popull, nuk e marrin parasysh dëshirën e po këtij populli shprehur sidomos në faqen time të Tik-Tokut ku bëj video frymëzuese, ai është vetëm një Parlament i krimit dhe i drogës. Kjo do ishte humbje për vendin dhe për të ardhmen, jo për mua.

Dakort, nuk njoh asnjë udhëheqës shteti, as nuk di se ç‘është diplomacia, po prandaj mandati i presidentit është parashikuar 5 vjet, që katër prej tyre t’i kalosh duke mësuar. Ka ardhur koha që ne bijtë dhe përfaqësuesit e vërtetë të popullit të marrim në dorë fatet e vendit.

Next Post
Rriten me 15-19% çmimet e sufllaqes, sanduiçit, në byrektore 25%/ Shtrenjtim tjetër pritet pas muajit qershor

Rriten me 15-19% çmimet e sufllaqes, sanduiçit, në byrektore 25%/ Shtrenjtim tjetër pritet pas muajit qershor

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Moooos! Upupu..
    President te ne?!! Moooos

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

February 1, 2026
VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

February 1, 2026
Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

February 1, 2026
KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

February 1, 2026
1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

February 1, 2026
Veliaj tjetër reagim: Tim biri do t’i caktohej statusi jetim dhe do kujdesej nga gjyshërit sipas violinistit dështak Olsi Dado

Kërkesa kundër Ols Dados, Administrativja kthen për plotësim padinë e Veliajt

February 1, 2026
Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur

Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur

February 1, 2026
Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

February 1, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Problemi bazik numerik i “së djathtës”

February 1, 2026
Viktima e parë e armës neurologjike? Vdekja e agjentit që zbuloi sekretin e “Sindromës së Havanës”

Viktima e parë e armës neurologjike? Vdekja e agjentit që zbuloi sekretin e “Sindromës së Havanës”

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In