Përvec sukseseve në muzikë, Dua Lipa ka filluar të marrë vëmendjen e gjigandëve të modës.
Sot, ajo ka zbuluar se do të jetë imazhi i markës së famshme franceze Yves Saint Lurent.
Me anë të një njoftimi në Instagram, Dua tregoi se do të prezantojë parfumin e ri të YSL.
“Ishte sekreti më i vështirë për tu mbajtur! Shumë krenare dhe e entuziazmuar që më në fund po u tregoj që jam fytyra e re e fragrancës së YSL. Shmë e lumtur që mu dha mundësia të punoj me këtë brend që e dua kaq shumë”, shkruajti Dua në Instagramin e saj.