Ish-presidenti serb i Bosnjës Radovan Karaxhic i kërkoi gjyqtarëve në Gjykatën e Hagës t’i sigurojë atij një laptop, duke thënë se përdorimi i një kompjuteri normal i ka shkaktuar atij dhimbje në kurriz.
Radovan Karaxhiq i bëri thirrje gjyqtarëve në Mekanizmin për Gjykatat Ndërkombëtare në Hagë gjatë një konference në gjyqin e tij të hënën që t’i lejojë atij një laptop, duke pretenduar se ka dhimbje shpine duke kaluar orë të tëra në një kompjuter normal.
Gjyqtari Theodor Meron tha se sekretariati i Gjykatës së Hagës do të trajtojë së shpejti kërkesën e Karaxhicit.
Karaxhiqi tha gjithashtu se i dukej sikur e kishin dënuar me vdekje si rezultat i izolimit të tij në burg.
Duke folur për shëndetin e tij, Karaxhic tha se ndihej më mirë dhe se ishte i kënaqur me trajtimin që po merrte nga stafi në qendrën e burgimit të OKB-së.
Në konferencat e mëparshme të statusit, Karaxhiq ishte ankuar për shëndetin e tij të përkeqësuar, që ai tha se ishte shkaktuar nga vitet që ka kaluar në qelinë e tij të burgut.
Ai ndodhet në njësinë e paraburgimit të Hagës që prej arrestimit të tij në vitin 2008.
Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Hagës e dënoi Karaxhicin me 40 vjet burg pasi e shpalli atë fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, persekutimin e myslimanëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë së Sarajevës dhe pengmarrje të paqeruajtësve të OKB-së.
Megjithatë, ai u lirua nga akuzat për gjenocid në disa komuna boshnjake në vitin 1992.
Si Karaxhici ashtu edhe prokuroria e Hagës kanë apeluar kundër vendimit, me ish-liderin politik serb të Bosnjës që kërkon të lirohet nga të gjitha akuzat dhe prokurorët që kërkojnë që dënimi i tij të rritet me burgim të përjetshëm.
a.ç










