Ai u ka deklaruar autoriteteve islaneze që e kanë marrë në pyetje se ka qenë zyrtar i rëndësishem i regjimit komunist dhe se për këtë arsye i rrezikohet jeta, sipas Panorama.
Por mesa duket kjo nuk do të funksionojë për të dhe familjen e tij, që është njoftuar të largohet nga ishulli. Kam shumë frikë për jetët e fëmijëve të mi”, i ka deklaruar Hasan Telati gazetës islandeze “Visir”. Ne kemi konflikte me disa persona të fuqishëm politikisht në Shqipëri, ndërsa për shkak të së shkuarës, fëmijët e mi mund të mos kenë asnjë të ardhme”, vijon ai.
Vajza e tij, Laura Telati thotë se as ajo nuk do të largohet nga Islanda. “Unë nuk dua që të kthehem në Shqipëri. Ndjehem shumë mirë në Islandë dhe shkoj shkëlqyeshëm në shkollë. Kam shumë shoqe këtu dhe nuk dua t’i lë”, përfundon ajo.
Edhe pse familjes Telati i është refuzuar kërkesa për azil, ajo mund të aplikojë sërish. Mirëpo, kjo nuk e shmang dëbimin. Procesi për statusin e azilantit është i gjatë dhe sipas ligjeve islandeze, familja mund të dëbohet edhe gjatë kohës kur kërkesa është nën shqyrtim.










