• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dua 1 javë kohë”/ Kërkesa e Bashës për deputetët e PD. Të enjten “finalja”, pritet t’i bojkotohet fjala në Kuvend

by Java News
15/03/2022 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 7 marsi kur KQZ publikoi rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme vendore në selinë blu diskutohet vetëm dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Përpara se të dilnin nga mbledhja e grupit parlamentar që zgjati mbi 6 orë, deputetët e Partisë Demokratike u përballën me një kërkesë të Lulzim Bashës. “ Më jepni një javë kohë dhe unë do të marrë vendimet e mia”.

Kjo frazë u reflektua në qëndrimet që secili prej funksionarëve të PD mbajti pas mbledhjes. Por edhe në mbledhjen që u mbajt me Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha nuk e artikuloi fjalën dorëheqje.

Krahas pritjes së reagimit të Lulzim Bashës, deputetët e grupit parlamentar kanë vijuar takimet private për të ndërmarrë të gjitha hapat që do ta shtynin kreun e PD drejt largimit. Kjo shpresë u iniciua dhe qarkulloi mes deputetëve pak ditë më parë dhe kishte për qëllim përjashtimin e Lulzim Bashës nga grupi parlamentar.

Megjithatë mbi të u hodhën pak firma, pasi shumë prej ligjvënësve demokratë refuzuan të shkonin kaq larg në raportin e tyre me kreun e demokratëve, duke pritur që aktin e dorëheqjes ta ndërmarrë vetë kreu i PD informon abcnews.al. Por pritja e deputetëve nuk do të jetë pafund. Burime sqarojnë  se enjtja mund të prodhojë aktet e para kundërshtuese ndaj kryedemokratit. Sipas të njëjtave burimeve deputetë në shenjë proteste ndaj Lulzim Bashës kanë vendosur të bojkotojnë fjalën e tij në parlament. Sinjalet e këtij akti u shfaqën që këtë të enjte.

Ndërkohë, deputetët po vijojnë negociatat edhe brenda grupit parlamentar, por edhe me deputetë të Rithemelimit. Deputeti Dashnor Sula është një prej personave që po negocion me deputetët e tij. Vetë Sula deklaroi se rol të rëndësishëm në këto negociata po luajnë edhe deputetët demokratë, Flamur Hoxha dhe Alfred Rushaj.

Komisioni i Rithemelimit dhe Sali Berisha kanë qëndruar larg këtij debati. Por vendimi për të shtyrë Kuvendin Kombëtar nga 22 marsi në 30 prill ishte sinjali se nevoja për bashkim është e njëjtë nga të dy pjesët e ndara të PD./m.j

Next Post
Lufta në Ukrainë/ Bisedimet për paqe, ministri i Jashtëm turk vizitë në Moskë dhe në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Bisedimet për paqe, ministri i Jashtëm turk vizitë në Moskë dhe në Kiev

Comments 1

  1. Maqo says:
    4 years ago

    Qaj Lulke qaj se tek biruca duhet te thahen lotet e hubjes perfundimtare te karriges.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In