• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

by Xhevdet Shehu
12/02/2026 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Xhevdet Shehu

Për mësuesit, këta pishtarë të dritës dhe diturisë, nuk është asnjëherë vonë të shkruhet. Mirënjohja për ta mbetet e pakufishme dhe udhëton në breza si një kujtim i bukur tek të gjithë ata që u edukuan prej tyre. Respekti ndaj këtyre edukatorëve bëhet edhe më i bukur e më i çmuar pas largimit të tyre nga jeta.

Një nga këta mësues të respektuar dhe të paharruar është dhe Jani Zhupi, për jetën dhe punën e tij pasionante në arsim mësova para disa ditësh, ndërsa po pija kafe me disa gjirokastritë.

Mjeshtri i njohur i muzikës shqiptare, Naxhi Kasoruho, më tregoi:

– Që i vogël kaloja para gjimnazit “Asim Zeneli” Gjirokastër, panteonit të arsimit shqiptar, njëqind vjetori i të cilit u kremtua me mjaft jehonë dy vite më parë. Në një shekull në atë gjimnaz u përgatitën gjenerata të tëra me kulturë e dije, që do të shërbenin me devocion në të katër anët e vendit. Mësues pasionantë e të nderuar do të mësonin breza të shumtë nxënësish me vajza e djem që qysh në mëngjes zbrisnin sokakët e lagjeve për në klasat e kësaj shkolle që është simbol i arsimit tonë kombëtar. Këta emra u përmendën me respekt e adhurim në dhjetëra shkrime që botuan autorë të ndryshëm, ish-Asimzenelas, tashmë nga emrat më të shquar të kulturës sonë kombëtare.

Këto ditë isha në Gjirokastër dhe takova rastësisht Nestor Zhupin, djalin e mësuesit të nderuar të gjimnazit të Gjirokastrës, Jani Zhupi. Isha me kolegun dhe mikun tim mësuesin dhe drejtuesin e këtij gjimnazi Muhamet Sinanin, së bashku me muzikologun dhe mikun tonë Kosta Loli po mblidhnim impresione e kujtime nga Shkolla e Muzikës, për të përgatitur një libër me mbresa e kujtime nga ish nxënës e mësues në vite.

Gjatë bisedës me Muhametin dhe Nestorin mësova më gjërësisht për punën pasionante të mësuesit Jani Zhupi ndonëse edhe unë dija diçka nga jeta e tij në dekadat e punës në Gjirokastër. Kur flasim për mësuesit e gjimnazit të Gjirokastrës si simbol i kësaj shkolle dhe arsimit tonë, përmendim me respekt e mirënjohje Basho Thoma Papapano “Mësues i Popullit”, “Nder i Kombit”.  Mes dhjetra e qindra mësuesve të kësaj shkolle ka qënë edhe mësuesi Jani Zhupi.

Ndonëse nuk kam qënë nxënës në këtë gjimnaz e ndej si mangësi që s’pata fatin të ulesha edhe unë në bankat e kësaj shkolle. Por le të ndalemi më gjërësisht në kontributin e çmuar të këtij mësuesi në fushën e arsimit dhe më gjërë.

Lunxhioti Jorgo Qirko më jep disa të dhëna interesante të jetës së Jani Zhupit.

– Është një jetë vëzhdimisht në ngjitje, -më thotë Jorgoja,- duke nisur nga Dropulli i Poshtëm, në Gjirokastër e Tiranë. Kë çfarë të tregosh e shkruash për këtë komisar të dritës. Ai ishte minoritar grek, por luftoi me armë në dorë për çlirimin e Shqipërisë, ndërsa gjithë jetën e shkriu për arsimin shqip.

Jani Zhupi ka lindur në vitin 1919 në fshatin Dhuvjan të Dropullit të Poshtëm në krahinën e minoritetit grek në Shqipëri. Mësimet e para të fillores i mori në fshatin e lindjes ndërsa 7-vjeçaren e vazhdoi në fshatin Sofratikë po në Dropullin e Poshtëm.

Në vitin 1943 Jani pas përfundimit të 7 vjeçares u inkuadrua në formacionet partizane që vepronin në zonat e minoritetet të rrethit të Gjirokastrës. Pas mbarimit të luftës duke pasur dëshirë për t’u shkolluar shkoi në Elbasan për të studiuar në “Normalen” e qytetit si shkolla që përgatiste mësuesit e të ardhmes nga të gjitha rrethet e vendit. Dëshira për dije dhe kulturë bëri që Jani Zhupi të shkonte për të studiuar në Tiranë në Fakultetin Biologji-Kimi, studime që i përfundoi me rezultate të larta.

Në përfundim të studimeve me diplomën e mësuesit ai kthehet në Gjirokastër dhe emërohet mësues i lëndës “biologji- kimi” në gjimnazin “Asim Zeneli” Gjirokastër. Nis kështu rrugëtimi i bukur i mësuesit pasionant ku për dekada do të përgatiste gjenerata të tëra nxënësish që së bashku me gjithë kolektivin e mrekullueshëm të mësuesit të kësaj shkolle do ta vendosnin atë në Panteonin e Arsimit Shqiptar.

Përgatitja me nivel shkencor për shpjegimin e mësimit, punët pasionante në laboratorin e shkollës, puna e diferencuar me nxënësit më pak aktivë do të ishte motoja e punës së Janit. Duke parë rezultatet e punës së tij si mësues gjimnazi, ai emërohet Inspektor i Sekionit të Arsimit në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit Gjirokastër.

Gjatë viteve të detyrës së mësuesit ka patur një plejadë me mësues me përgatitje të lartë metodiko- shkencore duke i dhënë këtij rrethi një vlerësim të lartë në rang rrethi. Më tej karriera e tij vazhdon në detyra të tjera ku emërohet Drejtor i Shkollës Industriale të qytetit të Gjirokastrës, ku puna e tij vlerësohet si mësues por edhe si drejtues, e cila u pasqyrua në rezultatet e larta dhe përgatitjen e nxënësve në degët e ndryshme të shkollës si mekanikë- elektricistë në përfundim të shkollës të pajiseshin me njohuri teknike dhe do të punonin në sektorë të ndryshëm.

Stacioni i fundit i mësuesit pasionant ishte Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, duke vazhduar misionin e tij si pishtar i dritës në detyrën fisnike si misionar i arsimit në vendin tonë.

U ula të shkruaj këtë vlerësim për mësuesin pasionant Jani Zhupi në vazhdim të shkrimeve për personazhe të ndryshme të qytetit emërmadh që me modesti kanë kontribuar me bujari në përparimin e kësaj treve me vlera të patjetërsueshme në trashëgiminë tonë që vjen nga largësia e shekujve deri në ditët tona.

Ndërsa Muhamet Sinani, nuk e fsheh adhurimin ndaj mësuesit Jani Zhupi, duke shtuar e nënvizuar se:

-Për ta ruajtur, pasuruar dhe trashëguar këtë vlerë në brezat pasardhës na takon ne gjirokastritëve të sotëm së bashku me trevat përreth, duhet me doemos ta çojmë më përpara këtë vlerë dhe trashëgimi si pjesë e identitetit tonë kombëtar duke e pasuruar me vlera të reja. Le të jemi modestë dhe dashamirës e mirënjohës duke i vlerësuar këta personalitete të arsimit të Gjirokastrës me mirënjohje nga Bashkia, Qarku e Prefektura duke i memorizuar në kujtesën popullore si simbole e vlera ku duhet të referohemi për ta trashëguar këtë trashëgimi.

Jani Zhupi duke dhënë mësim në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër

Next Post
“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Drejtësia të veprojë”, Çupi: Kur Berisha proteston, ka për qëllim të vrasë

February 12, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Balla: Politikanët të arrestohen vetëm në flagrancë! Mungesa e vendimeve nga GJK, përgjegjësi e Kuvendit

February 12, 2026
Takimet me diasporën shtyjnë Kongresin, Klosi: Në Itali do kemi më shumë shqiptarë, asnjë problem me autoritetet

“Tani e gjete që jemi në zgjedhje”, Klosi: Edison Memolla u dënua për një shprehje në telefon

February 12, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

February 12, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

February 12, 2026
“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

February 12, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

February 12, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In