Droni me mesazhin “Taulant Balla, Elbasani ty të do” i ka kushtuar Shqipërisë një gjobë prej 37 500 frangash. FIFA ka gjobitur Shqipërinë pasi një dron u ngrit gjatë sfidës Shqipëri-Hungari që u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”.
Në arsyetimin e saj, FIFA thotë se dënimi ka ardhur pasi është prishur rendi dhe siguria në një ndeshje sepse u fut një dron si edhe janë transmetuar mesazhe të papërshtatshme për një ngjarje sporti.
Më herët, Shqipëria është ndëshkuar me 150 000 Euro franga dhe një ndeshje pa tifozë pas incidenteve në sfidën përballë Polonisë.
/a.r